Receta

Receta nga Zonja Vjollca: Çomlek me mish dhe Krem Karamel

22 Janar 2019, 12:10| Përditesimi: 24 Janar 2019, 09:45

  • Share

Receta e parë: Çomlek me mish

Përbërësit:
4-6 racione mish viçi 
2 kokrra qepë mesatare 
1 kg qepë të vogla
1-2 kokrra hudhër
3 gjethe dafine 
1 lgj koncentrat salce 
1 gotë verë të kuqe
Piper i zi kokërr dhe pluhur 
Vaj ulliri
2 lgj uthull (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere  të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sat ë marrë pak ngjyrë. Shtojmë 2 qepë mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku  me mishin deri sa qepa të fillojë të tretet pak.

Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepët e vogla deri sa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në tenxhere ku kemi mishin me qepën. Shtojmë disa thelpinj hudhër të qëruara dhe i hudhër e pastrojmë nga cipa, e presim nga maja dhe e vendosim në tenxhere të plotë.

E shuajmë me verë dhe e lëmë zbuluar  të ziejë për 2-3 minuta dhe shtojmë gjethe dafine. Hollojmë salcën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë, piper të zi, disa kokrra piper të zi, 1 gotë ujë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. Ulim temperaturën në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sa qepa të ziejë plotësisht. Sapo të bashkojen të gjithë përbërësit, gjella mund të vendoset dhe në një tavë dhe e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190º për 2 orë.

Çomlek me mish

Receta e dytë: Krem karamel

Përbërësit:
600 ml qumësht 
4 kokrra vezë 
60 gr sheqer
1 majë luge kripë
1 lç ekstrakt vanilje
Për karamelin:
6 lgj sheqer
3 lgj ujë

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan vendosim 6 lgj sheqer, 3 lugë gjelle ujë dhe e lëmë sheqerin fillimisht të shkrijë e më pas të kthehet në karamel.(kujdes, në temperaturë mesatare që të mos na digjet. Pasi të përfitojmë ngjyrën e karamelit e ndajmë atë në 4 tasa.

Vendosim qumështin në tenxhere dhe e lëmë të marrë valë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe i vendosim kapak që të mos zëjë ajkë.

Në një tas ose blender vendosim 4 kokrra vezë të bardha dhe të verdha (pra të plota), 60 gr sheqer, një majë kripë, 1 lugë çaji ekstrakt vanilje, i përziejmë mirë. Shtojmë qumështin e nxehtë dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore. Më pas kalojmë përzierjen vezë , qumësht në sitë. Vendosim tasat në një tepsi dhe i mbushim ato me kremin e përgatitur. Më pas mbushim ½ e tepsisëme ujë të valuar dhe e evndosim atë në furrë në temperaturën 160ºC për 45 minuta. I lëmë të qetësohen për 15 minuta e më pas i vendosim në frigorifer për 4 orë që të ftohen. Para se ta servirim, me majën e thikës i shkëputim anët e tasit nga kremi duke i kthyer përmbys në një pjatë ku karameli i vendosur në fund të tasit, mbulon komplet kremin e karamelit.

Krem karamel

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?