Përbërësit :
150 gr sheqer
15 gr gjalp i butë
4 kokrra vezë
200 gr salcë kosi
200 gr miell
2 lugë kafe pluhur pjekës
1 gotë qershi ( komposto /pa lëng, 250 gr)
30 gr bajame
2 sheqer vanilje
1 lugë kripë
Sheqer pluhur
Përgatitja :
Në një tas të madh vendosim sheqerin , vaniljen, gjalpin e butë dhe i përziejmë të gjitha sëbashku. Shtojmë vezët një e nga një duke vazhduar trazimin.
Trazojmë miellin me pluhur pjekës dhe i përziejmë.
Tek tasi me vezë shtojmë kremin e kosit dhe i përziejmë mirë të gjitha deri sa të formohet brumi.
Në fund shtojmë qershitë komposto (kujdes, pa lëngun).
Presim bajamet me thikë dhe i përhapim mbi kek
Pasi tava piqet, e lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.
Receta e dytë : Tavë me pulë, kos dhe hudhra
Përbërësit :
800 gr pjesë pule
500 ml ujë
3-4 lugë gjelle miell
4 kokrra vezë
6 thelpinj hudhër
1 kg kos
50 gr gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Lajmë, thajmë copat e pulës dhe i kaurdisim në vajin e ngrohur. Kur ato të zverdhen pak, shtojmë 500 ml ujë dhe lëmë mishin të ziejë për 20 minuta.
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim 3 – 4 lugë gjelle miell deri sa mielli të zverdhet dhe të ziejë. Shtojmë gradualisht lëngun e pulës dhe pasi të ziejë, duke e trazuar vazhdimisht e largojmë nga zjarri, duke shtuar pak nga pak kosin dhe duke e trazuar me tel dore.
Grijmë imët hudhrat dhe i shtojmë në kos. Rrahim vezët dhe is htojmë në masën me kos dhe miell. I përziejmë mirë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi.
Vendosim copat e mishit në një tavë dhe i mbulojmë ato duke shuar kosin e përzierë më lëng pule dhe miell. Shkrijmë pak gjalp dhe tresim 1 lugë kafe piper të kuq, e shpërndajmë mbi tavë dhe më pas e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.
Receta e tretë : Sallatë me kuinoa ( Super ushqim)
Përbërësit :
200 gr kuinoa
1 limon (lëngu dhe pak lëkurë e grirë)
1 lugë çaji mjaltë
2 cm xhinxher
1 – 2 qepë të njoma
1 spec i verdhë
1 spec i kuq
100 gr brokoli
1 avokado
2 degë nenexhik
Kripë (ose vegetë)
Vaj ulliri
Përgatitja :
Vendosim një tenxhere me 2 masa ujë për të zier . fillimisht në një tas me ujë të ftohtë hedhim kuinoan dhe e trazojmë për 3 minuta me qëllim që të shpëlahet mirë. Më pas e kullojmë në një sitë dhe i japim një shpëlarje të fundit në ujë të rrjedhshëm. E hedhim në tenxhere me ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 15 – 20 minuta dhe pastaj e largojmë nga zjarri.
Ndërkohë që kuinoa zien, në një tas të bollshëm hedhim vajin e ullirit , pak lëkurë limoni, lëngun e një limoni, mjaltin , xhinxherin e grirë në rende, pak kripë dhe të gjithë përbërësit që kemi në tas , i përziejmë mirë deri sat ë na formohet një masë në trajtën e një salce.
Grijmë hollë në unaza, një qepë të njomë. Presim në kubikë të vegjël specin e verdhë dhe të kuq dhe sëbashku më qepën i shtijmë tek tasi ku përgatitëm salcën.
Po ashtu shpërbëjmë në lule të vogla, 3 boçe brokoli. Presim avokadon në kubikë dhe po ashtu e shtojmë në tas me përbërësit e tjerë dhe fillojmë të trazojmë ngadalë perimet në tasin e salcës.
Pasi largojmë kuinoan mund dh eta shpëlajmë për ta ftohur , nëse e dëshironi atë të ftohtë.
Në fund grijmë trashë disa gjethe nenexhiku dhe i shtojmë në sallatë. I trazojmë ngadalë dhe sallata është gati për tu sevirur.
Ju bëftë mirë!