Receta

Receta nga Zonja Vjollca/Tortë me mollë e krem dhe Pilaf me mish të grirë e karrota

12 Tetor 2018, 11:09| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 09:23

  • Share

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

6 kokrra mollë mesatare

4 kokrra vezë

300 ml qumësht

80 gr miell

60 gr sheqer

50 gr gjalp i shkrirë

1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Shtrohet peta sfoliatë në tepsi duke ngritur pjesën anësore 5 cm në anët e tepsisë.

Qërojmë ,mollët dhe i presim ato në gjysma e më pas në feta të holla duke i ruajtur format e gjysmës së mollës.  Vendosim gjysmat e mollëve mbi petë duke mbushur komplet tavën. Në një tas rrahim 4 vezë të plota bashkë me 300 ml qumësht, 80 gr miell, 60 gr sheqer, 50 gr gjalp i shkrirë. Të gjithë këto përbërës i trazojmë mirë dhe i hedhim në tepsi , pa i lyer mollët nga sipër. Spërkatim mollët dhe sipërfaqen e kremit me sheqer kaf. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 180ºC për 20-25 minuta.

Receta e dytë :Pilaf me mish të grirë dhe karrota

Përbërësit:

320 gr oriz

250 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

70 ml verë e bardhë

1-2 karrota

Vaj ulliri + 1 lugë çaji gjalp

1 lugë gjelle majdanoz i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deris atë zbutet. Shtojmë mishin dhe i trazojmë së bashku deri sa mishi të thërmohet. Rregullojmë mishin me kripë dhe piper.

 Shtojmë orizin të shpëlarë dhe  e trazojmë deri sa në tigan të mos ketë lagështirë.

E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të alkooli i verës të avullojë shtojmë ujin në raportin 1 masë oriz dhe 2 masa ujë ose lëng mishi apo perimësh. Rregullojmë shijen për kripë dhe piper  në se duhet dhe e lëmë orizin të ziejë për 14 minuta. Në 6 minutat e fundit shtojmë karrotat, 1 lugë çajo gjalp dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë hollë.

Pasi të kalojë koha e zierjes së orizit, vendosim mbi tenxhere 1 pecetë, pastaj vendosim kapakun dhe e lëmë orizin të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e servirim duke bluar pak piper të zi nga mulliri.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?