Speca me gjizë
Përbërësit:
- 500 gr speca
- 500 gr gjizë
- 1 fç salcë domate
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- Kripë piper
- Ujë nga bimët aromatike
Përgatitja:
Presim specat dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri, më pas shtojmë gjizën e holluar me pak ujë dhe salcë domate. E lëmë fërgesën të lidhet, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur.
Komento