Omletë me brokoli të pjekur
Përbërësit:
- 6 vezë
- 400 gr brokoli
- 60 gr djathë parmixhano
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë brokolin dhe e vendosim në ujë me kripë për 5 minuta. Më pas e kullojmë dhe e kalojmë në mikser. Thyejmë vezët në një enë, i rrahim me pirun duke shtuar djathin parmixhano, pak kripë dhe pak piper. Në fund shtojmë brokolin e punuar. Hedhim masën në një tavë të përshtatshme për gatim furre ose në një formë keku të lyer më parë me vaj dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180°-200°C për 15-20 minuta.
Komento