Recetë në 2-3 minuta /Njoki me patate, pana dhe gorgonzola nga zonja Albana

15 Mars 2023, 12:01| Përditesimi: 15 Mars 2023, 12:02

  • Share

Njoki me patate, pana dhe gorgonzola

Përbërësit:

  • 500 gr njoki me patate
  • 125 ml pana
  • 100 gr djath gorgonzola
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim në tigan një kubik gjalpë dhe sapo të tretet shtojmë djathin gorgonzola. E trazojmë mirë duke shtuar dhe panën. Paralelisht vendosim njokit të ziejnë në ujë të vluar për pak minuta. Tek salca kremoze shtojmë pak ujë nga zierja e njokit dhe e lemë të lidhet. Sapo njokit të dalin në sipërfaqe të ujit janë gati për t'i shtuar në salcë dhe i servirim menjëherë të nxehta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?