Recetë në 5 minuta / Makarona me perime, shije e lehtë verore nga zonja Albana

24 Korrik 2023, 12:51| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 13:04

  • Share

Sallatë me makarona dhe perime, recetë e lehtë verore

Përbërësit:

  • 360 gr makarona (Fusilli)
  • 120 gr djathë i bardhë
  • 150 gr bizele të freskëta
  • 4 domate të prera në feta
  • 2 speca të verdhë të prerë në kubikë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bizelet në ujë me kripë. Lajmë perimet, presim specat në kubikë dhe domatet në rrathë dhe i vendosim në një tas të madh ku shtojmë dhe bizelet. Ndërkohë vendosim makaronat të ziejnë al dente në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë makaronat dhe i shtojmë tek perimet. Presim që makaronat të ftohen dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?