Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Reciprocitetit për targat mes Kosovës e Serbisë, sot pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Brnjak

2 Tetor 2021, 07:40| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 15:11

  • Share

Sot pritet të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Brnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale pritet të fillojë në ora 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

Këto dy pika kufitare qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit. Atë ditë, qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës që pre shumë kohësh.

Por, delegacionet e këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak.

Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme:

1. Njësitet speciale të Policisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga data 2 tetor, 2021 në orën 8:00, deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Brnjak, para fillimit të largimit të bllokadave dhe do të qëndrojë mesatarisht dy javë, që të ofrojë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

2.Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

3.Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme.

Ora 09:04
Flet kryetari i Mitrovicës veriore: U lirua një korsi, presim që gjithçka të shkojë sipas marrëveshjesh

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviç deklaroi se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lirimi i një korsive të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojeviç.

Sipas Radojeviçit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviç për Kosovo Online.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikadat dhe njësitë speciale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ooionisti: 02/10/2021 16:22

    Do jete tecjoni ne Mitrovices veriu dhe preshe Serbia te ndAhete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?