Poetja Amanda Gorman

Bota

Recitoi në inaugurimin e Bidenit si president i SHBA, Amanda Gorman, e para poete në botë që pozoi për kopertinën e ‘Vogue’

9 Prill 2021, 13:52| Përditesimi: 9 Prill 2021, 13:58

  • Share

SHBA- Poetja Amanda Gorman, e njohur për publikun amerikan pas poezisë që shkroi dhe interpretoi gjatë inaugurimit të presidentit Joe Biden, pozon për herë të parë për kopertinën e revistës “Vogue”.

Amanda merr një tjetër vlerësim, duke u bërë poetja e parë në botë e cila shfaqet ne një koperinë të revistës me famë botërore “Vogue”.

E veshur me ngjyrat e natyrës frymëzuese afrikane, 23-vjeçarja, Amansa Gorman duket mahnitëse!

“E para poete që shfaqet në kopertinën e revistës 'Vogue'. Jam shumë mirënjohëse dhe pres të mos jem e fundit. Çfarë është poezia nëse nuk është bukuri.”, shkruan ajo në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo ka thyer rekorde në tregun amerikan, pasi dy librat e saj “The Hill We Climb: Poems” dhe “Change Sings: A Children’s Anthem”, kanë kryesuar në listat e shitjeve në vend.

Poetja e re është bërë e njohur për publikun me interpretimin e poezisë së saj të fuqishme "The Hill We Climb" në inaugurimin e presidentit të SHBA Joe Biden në Janar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?