Carlos Sainz dhe Sergio Perez

Red Bull 'shopping' në Itali, i merr pilotin Ferrarit

10 Prill, 20:47| Përditesimi: 10 Prill, 20:50

  • Share

Tregu i transferimeve për pilotët e Formula 1 është i hapur dhe së fundmi Carlos Sainz i Ferrarit lidhet me një kalim te Red Bull në sezonin 2025. Sky Sport bën me dije se kampionët në fuqi, Red Bull është duke parë sesi do shkojë sezoni i Sergio Perez, që nuk ka kontratë pas këtij sezoni.

Meksikani është lidhur me një largim nga kampionët e Red Bull dhe emri që përflitet si zëvendësues i tij është Carlos Sainz. Është pikërisht spanjolli që projektohet krah Verstappen në njëvendëshen austro-britanike.

Kalimi i Hamilton te Ferrari ka bërë që Sainz të jetë i tepërt dhe në kërkim të një ekipi të ri. Me Mercedes që sheh Andrea Kimi Antonelin si zëvendës të 7 herë kampionit të botës, edhe Red Bull po mendon të forcohet dhe pikërisht me një emër nga Ferrari, si Sainz.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?