Redon Makashi

Redon Makashi mohon fejesën me balerinën: Nuk kam asnjë lidhje me personin që shfaqet krah meje

14 Nëntor 2022, 12:41| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 12:45

  • Share

Këngëtari dhe kantautori i njohur Redon Makashi ka mohuar se është fejuar me balerinën e njohur Rexhina Çuko.

Ai përgënjeshtron lajmin pasi në rrjet qarkulloi fotografia e tij krah Rexhinës, e cila mbante në gisht unazë dhe dukej sikur tregonte se ishin bashkë.

Këngëtari, i cili ka zgjedhur të jetë i rezervuar për jetën private, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

"Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje”, ka sqaruar këngëtari.

Foto që u publikua në rrjet

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?