Redon Makashi

Redon Makashi mohon sërish fejesën me balerinën e njohur: Nuk kam pasur diçka me të, thjesht e njoh! Tani ka ardhur koha të bëhem baba

18 Nëntor 2022, 09:04| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 09:08

  • Share

Historia e Redon Makashit me Rexhina Çukon ka marrë vëmendjen e faqeve rozë. Ishte balerina që konfirmoi marrëdhënien me këngëtarin duke thënë se çdo gjë mes tyre ka marrë fund. Por Redon Makashi që ka zgjedhur të mbajë gjithmonë jetën private ka reaguar duke thënë se do të dilte nga goja e tij nëse do të kishte një fejesë me Rexhinën.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, tha Makashi.

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai në ‘Goca dhe Gra’.

Të gjitha aludimet u nxitën pasi Rexhina publikoi një fotografi ku shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi. Në një intervistë televizive, Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se situata ka shqetësuar familjarët e saj.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?