Redon Xhixha

Redon Xhixha refuzon ftesën e Edy Reja-s? Sulmuesi i Tiranës vizitë surprizë në Greqi

15 Nëntor 2022, 14:01
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy teste miqësore me Italinë dhe Armeninë në 16 dhe 19 nëntor në Tiranë. Trajneri Edy Reja prej ditësh ka publikuar listën me futbollistët e gatshëm, teksa jashtë të përzgjedhurve ishte Redon Xhixha i Tiranës. Sulmuesi më i mirë i Superligës këtë sezon me 10 gola duket se ka "refuzuar" Kombëtaren dhe kjo jo për shkaqe fizike.

Gazetari Isuf Myrtaj për "Sporti im" bën me dije se lojtari e ka pasur ftesën por ka kërkuar mirëkuptimin e stafit për shkak se do udhëtonte në Greqi. Në kushtet kur në 'Klasiken' me Vllazninë Xhixha ishte në fushë, nuk mund të ketë pasur probleme fizike.

S'dihet ende nëse udhëtimi në Greqi është për arsye familjare apo Xhixha mund të jetë në provë në ndonjë klub futbolli në shtetin fqinj. Në intervistat e fundit, presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur se në drejtim të sulmuesit ka disa oferta të rëndësishme dhe një prej tyre mund të jetë nga Greqia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?