Qarabag fitoi 1-2 me përmbysje në transfertë për turin e parë kualifikues në Champions League. Vendimtar për miqtë nga Azerbajxhani ishte Redon Xhixha, ish-sulmuesi i Tiranës që shënoi golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë.
Dueli nisi mirë për Lincoln, teksa shënuan me Gomez në minutën e 25 për avantazhin 1-0 në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, konkretisht në minutën e 58 ishte Redon Xhixha që barazoi me një gol të bukur.
Kur dukej se gjithçka do mbyllej barazim, Benzia në të 90+4 minutë shënoi për 1-2, duke i dhënë fitoren Qarabag në një ndeshje të rëndësishme. Llogaritë e kualifikimit do diskutohen në ndeshjen e kthimit një javë më vonë.