Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth 2 miliardë lekë, gjatë periudhës janar-prill 2024.
OSHEE ka ndërmarrë dhe masa organizative me strukturat e terrenit për “ndjekjen e debitorëve”, por edhe ndërgjegjësimi i abonentëve,
Për periudhën janar-prill 2024, të parët në likuidimin e detyrimeve të prapambetura ndaj kompanisë OSHEE janë klientët privatë, me 14% reduktim të borxhit, ose afërsisht 1.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Borxhi ndaj OSHEE i klientëve familjarë zbriti me 2%, kurse borxhi i institucioneve buxhetore me 0.3%.
Në total, borxhi ndaj OSHEE Group, nga të katër kategoritë: familjar, privat, buxhetor dhe jo-buxhetor, deri në fund të muajit prill 2024 arriti në 78.8 miliardë lekë, nga 80.89 miliardë, që ishte në të njëjtën periudhë në vitin 2023, informon OSHEE.
Shuma e prapambetur e detyrimeve ndaj kompanisë OSHEE, pritet të reduktohet më tepër përgjatë këtij viti, me rikthimin e skemës së shlyerjes së debisë për faturat e papaguara të energjisë deri më 31 dhjetor 2022.
Deri më tani, numërohen mbi 1628 aktmarrëveshje të firmosura mes klientëve debitorë familjar/privat, buxhetorë/jobuxhetorë dhe kompanisë OSHEE Group.