Politikë

Zyrtari i DASH Reeker shmangu Metën gjatë vizitës në Tiranë, Frrok Çupi: Amerikanët ia kanë vënë vizën presidentit, nuk e njohin

30 Qershor 2021, 18:35| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 19:19

  • Share

Shmangia e presidentit Ilir Meta nga Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker gjatë vizitës së tij në Tiranë, për analistin Frrok Çupi tregon se SHBA-të ia kanë vënë vizën dhe nuk e njohin.

"Ky është një sinjal tjetër se SHBa se njohin presidentin, nuk kanë të bëjnë me të i kanë vënë vizën. Ky është një problem shumë më i madh, është një problem i gjerë. Ne jemi vendi i fundit në ballkan  që po shkundemi nga krijimi i 30 vjetëve. Fati i mirë është se ndodhi, fati i keq është se ndodhi në fund të rajonit", tha Çupi

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Çupi tha se kjo tregon që drejtësia po funksionon. 

"Vendimi i kushtetueses duket se drejtësia po funksionon. Ky është një moment i modifikimit dhe i përsosjes së demokracisë e cila vjen e gjitha njëherësh", tha Çupi.

Me këtë vendim pritet që në zgjedhjet e ardhshme të kemi proces zgjedhor me lista 100% të hapura. Kryetarët e partive nuk do të vendosin më pjesën më të madhe të deputetëve. Me shfuqizimin e neni nga Kodi zgjedhor, në të ardhmen, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi më 9 qershor 2021 kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve dhe mori këtë vendim. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?