Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Tiranë, ku përjashtoi nga axhenda e tij vetëm presidentin Ilir Meta.
Spahiu nënvizon faktin se Reeker shmangu Metën për shkak të axhendës së ngjeshur, por përveç Edith Harxhit, ka pasur kohë edhe për të takuar Princ Lekën dhe stërmbesën 1 vjeç të Mbretit Zog. Sipas Spahiut amerikanët janë gati të riciklojnë Monarkinë, por jo Republikën e Vjetër Meta-Berisha.
"Unë e adhuroj diplomacinë amerikane: Ata refuzuan të takonin Presdentin e Republikës, por drekuan me stërmbesën 1 vjeç të Mbretit Zog. Kush ka tru, le ta lexojë…… Ata janë gati të riciklojnë Monarkinë, por jo Republikën e Vjetër: Meta-Berisha. Kërcënimi është diplomatik për injorantët që u shkojnë pas, dhe jo plan real për rikthimin e mbretërisë: “Ne SHBA, kemi forcën magjike të riciklojmë, madje edhe ata që kanë 1 shekull të larguar nga pushteti, por jo Presidentin aktual apo ish-kryeministrin” O Lulzim, a din shkrim dhe këndim?", shkruan Spahiu.
Reeker ka zhvilluar takime edhe me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ku ndër të tjera u fol edhe për shpalljen e Sali Berishës ‘Non Grata’, si një tregues se SHBA e ka seriozisht në luftën ndaj korrupsionit. Ndonëse, një vizitë zyrtare të këtij niveli, janë parashikuar edhe takime me presidentin e Reublikës, Reeker nuk e kishte përfshirë në axhendën e tij një takim me Ilir Metën, për motive të paqarta. Në takimin e zhvilluara ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Mendoj qe politikanet shqiptare nuk i kuptojne amerikanet si veprojne.Amerikanet udhehiqen nga interesat e tyre dhe politika reale.P.sh:kur Iraku sulmoi Kuvajtin,ishte interesi i naftes ne mes,qe solli reagimin e tyre.Kur talebanet morren pushtetin ne Afganistan,nuk u nderhy.Amerika nderhyri vetem kur Afganistani u be strehimi i Bin Ladenit.Berisha dhe Meta presin nga amerikanet te njejten besnikeri te verber qe kane ndaj tyre shkodranet.Por U.S.A.nuk jane shkodrane qe te japin besen per jete a vdekje verberisht,pasi kane me teper logjike.Minuten qe te shohin qe fillon e ben numra,te vene ne pikepyetje dhe nuk pyesin me kush je e cfare ke bere.Ishin keta amerikane qe e perkrahen Salen ne fillim,jane po te njejtet qe e flaken tutje,kur pane qe i hyri vetja ne qejf,nuk do te cuditesha po te kete pasoja dhe Meta.Sa per takimin me princin,une e shikoj si nje takim me nje person interesant,qe mund te influencoje ne politike.Leka eshte nje shqiptar,por i lindur ,rritur e edukuar jashte,me te tjera koncepte.E derguam dhe Bashen jashte dhe jo ne nje vend dosido,por ne Hollande te behej ne nje shoku Zylo modern.Ia vlejti? Per mendimin tim jo,se kur u kthye, ZYLO BASHA nuk mund t'i thoshte Jo, bajraktarit te Vicidolit dhe beut te Cepanit .Kaq ishte rezultati i edukimit te tij me koncepte perendimore.Amerikanet kane sy dhe shikojne, kane vesh dhe degjojne dhe ne fund te thone hapur c'mendojne.
PërgjigjuMe se e sakte Amerika favorizon politikanet e ndershem Dhe te koruptuarve u trgon vendin nga eksperjenca ime me shume se 20 vite qe jetoje ne kete vende