Më pak se 25% e të huajve që erdhën në vend në maj u akomoduan në strukturat e regjistruara, kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Sipas të dhënave të INSTAT, në maj në vend erdhëm 987 mijë e 77 të huaj, por vetëm 243 mijë e 985 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë në hotele, bujtina apo struktura të tjera të regjistruara.
Edhe pse me këto diferenca që ngrenë pikëpyetjen se ku flenë të huajt që vijnë për turizëm në vend, në maj është regjistruar rritje e akomodimeve thotë INSTAT me 31% krahasuar me vjet. Ndikim në këtë rritje të të huajve të deklaruar nga hotelet apo subjekte të tjera kanë dhënë edhe organizimi në Tiranë i Giro d’Italia, Samiti Politik e më pas forumin ekonomik.
“Në Maj 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (15 %), Italia (13 %), Gjermania (9 %). Polonia dhe Franca kontribuuan përkatësisht me nga 8 % të vizitorëve, ndërsa 47 % e tyre ishin nga vende të tjera”, thonë tatimet.
Më gjithë këto aktivitetet norma mesatare e shfrytëzimit të kapaciteteve në hotele dhe strukturat e tjera është vetëm 28% nga 25% që ishte në maj vjet.
Ndërsa sa i takon një bilancit 5-mujor, shifrat tregojnë se vetëm një në pesë të huaj fjeti në hotele, bujtina apo resortet shqiptare. Pasi erdhën 3.4 milionë të huaj dhe të akomoduar ishin vetëm 622 mijë pushues.
Kjo diferencë justifikohet nga tre arsye sipas operatorëve të tregut: Strukturat hoteliere nuk deklarojnë numrin real të pushuesve, pjesa më e madhe e të huajve që vijnë janë nga rajoni dhe nuk flenë në Shqipëri ose janë shqiptarë me pasaportë të huaj që akomodohen tek të afërmit e tyre, si dhe akomodimet në struktura informale.
Por shifrat tregojnë se as referencat e caktuara nga qeveria që nga 1 maj deri në 30 shtator shfrytëzimi i kapaciteteve të hoteleve apo resorteve të jetë jo më pak se 65% ose ndryshe do të përballen me kontrolle tatimore, nuk po jep rezultat në rritjen e deklarimeve pasi pjesa dërrmuese e të huajve akomodohen në apartamente të regjistruara në AirBNB dhe jo në hotele e struktura të regjistruara.
Komente

Po cadrat qe jane nga 2000 lek me e lira ne Dhermi perse nuk leshohet fature tatimore po merren me rigonin e malit?
PërgjigjuMesa duket te tjeret kan fjet ne makine
Përgjigju