Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Putin

Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Shqipëria: Nuk e njohim, referendume të rreme e të dënueshme! Begaj: Shkelje e integritetit territorial

30 Shtator 2022, 14:32| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 17:59

  • Share

Shqipëria ka dënuar referendumet e mbajtura për 4 rajonet e Ukrainës,  Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Ministria e Jashtme e vendit tonë thekson se nuk do të njohë rezultatet e përcaktuara nga Rusia në këto rajone. Institucioni kyç për marrëdhëniet ndërkombëtare thekson se çdo aneksin i territorit të një shteti në një shtet tjetër sovran, është shkelje e parimeve e Kartës së OKB. Sidoqoftë, Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve ndërsa theksoi se nuk ka për ti dorëzuar kurrë. Putin gjithashtu në deklaratat e tij u shpreh se Perëndimi është përgjegjës për sabotimin e Nord Stream si dhe dënoi ashpër zgjerimin e NATO-s në lindje. 

‘Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. 

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.’- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Edhe në përfaqësinë tonë si anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB Xhaçka theksoi se Shqipëria mirëpret vendimin e Presidencës franceze dhe tha se veprimet e Rusisë janë në shkelje flagrante me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Shefja e diplomacisë theksoi ndër të tjera se e drejta ndërkombëtare është e njëjtë dhe e detyrueshme për të gjithë dhe se Rusia ka zgjedhur të injorojë atë. Ashtu sikundër perëndimi u përgjigj ndaj këtij agresioni, edhe Xhaçka e cilësoi ndërhyrjen e Moskës në Kiev, shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Mbështetja shqiptare për Ukrainën ka qenë qysh më 24 shkurt, kur trupat rusë vërshuan drejt Kievit të armatosur, me urdhër të Presidentit rus, Vladimir Putin. Vendi ynë, ashtu si dhe perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë agresore dhe dënoi publikisht ndërhyrjen ushtarake të Rusisë.

Ora 17:48
Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia, Begaj: Dënoj shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës

1664038966_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj dënon aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia. Begaj shkruan se shkelja e ligjeve nga Rusia është një lajm i keq për rendin botëror.

“Dënoj ashpër shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia. Sfidimi i hapur dhe flagrant i ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar nga Rusia është një lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj.

Ora 15:46
Meta: Dënojmë referendumet e rreme të Rusisë, katër rajonet janë të Ukrainës

1664285814_WATERMARKREPORTtv.01150209.Still010.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënon referendumet e rreme të Rusisë, për aneksimin e katër rajoneve. Meta shkruan se Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë rajone të Ukrainës, ndërsa shton se aneksimi i tyre nga Rusia është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial”, shkruan Meta.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 30/09/2022 20:27

    Tani qe e kercenoi olta bashk me presidentin qe sja di emrin putini do e leshoj menjehere territoret e pushtuara

    Përgjigju
  • Hasani: 30/09/2022 16:42

    O Tani pas Oltes qendron Daj Sami.

    Përgjigju
  • tani: 30/09/2022 16:17

    po po i rruhet shume putinit se nuk e njeh olta xhacka nga korca.....

    Përgjigju
    • emri: 30/09/2022 17:48

      nga korca kjo? mqs jam korcar po i them nje llaf qe themi ne andej per tipa si kjo: ik gjej shoqet andej nga i ke, se ne korce ske shanse te ngjitesh ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?