Në votimet e referendumit të Partisë Demokratike në Delvinë, referendum i thirrur nga Sali Berisha po votohet në ambientet e kinoteatrit. Policia bashkiake kërkon që dali komisioni i votimit të lirojë ambientet.
Ndërkohë që përfaqësues të organizatorëve të referendumit shprehen se kanë bërë kërkesën në bashki dhe ata e kanë miratuar.
"Bëmë dhe pagesën dhe tani na thonë me urdhër të kryetares së bashkisë delvinë Majlinda Qilimi duhet të lironi kinoteatrin".
Deri tani në Sarandë kanë votuar 350 nga 850 anëtarë në listë, procesi vazhdon.
Kerkesa drejtuar bashkisë
Mandati i pagesës
Lajmi kryesor:
Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al