Sali Berisha duke votuar

Referendumi i Berishës nul dhe në kundërshtim me të dy statutet, votimi si në zgjedhjet e 26 majit 1996

18 Dhjetor 2021, 17:06| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 17:52

  • Share

Referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha dhe grupi i tij i Foltores nuk ka asnjë efekt juridik, pasi është nul, i paligjshëm në mënyrë të shumëfishtë dhe në kundërshtim me të dy statutet e PD-së, statutin zyrtar dhe atë paralel. Statuti aktual zyrtar i Partisë Demokratike nuk parashikon në asnjë rrethanë zhvillimin e referendumeve për asnjë çështje. Sali Berisha dhe rrethi i tij e kanë bazuar referendumin në statutin paralel që miratuan të shtunën e kaluar gjatë mitingut në stadiumin kombëtar, të cilin e quajtën mbledhje të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vetë mbledhja e Kuvendit nga Berisha është e paligjshme pasi ndryshe nga sa parashikonte statuti në fuqi i PD-së, është shmangur verifikimi i firmave të delegatëve si dhe drejtimi i mbledhjes është bërë nga një komision si sajuar nga Berisha. Pika 2 e nenit 43 të statutit të PD-së parashikon që komisioni për drejtimin e Kuvendit kur thirret nga delegatët, caktohet nga kryetari i partisë, pra nga Lulzim Basha.

Këto dy momente e bëjnë të paligjshëm Kuvendin e 11 dhjetorit që u mbajt në stadium. Për rrjedhojë edhe statuti i miratuar, mbi të cilin u mbajt sot referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, është i paligjshëm. Statuti paralel i Berishës, megjithatë, ka shkuar për shqyrtim në gjykatë.

Statuti i ri paralel

Referendumi i mbajtur sot është në kundërshtim edhe me statutin paralel i miratuar në 11 dhjetor në stadium. Neni 43, pika 1, shkronja ‘ç’ e nenit 43 të statutit paralel të Foltores, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të hedhë në votim shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një kërkesë të mbështetur nga të paktën 15 % e delegatëve të Kuvendit, ose 25 % të anëtarëve të Këshillit të Kombëtar, ose nga jo më pak se 7 deputetë të PD-së. Statuti paralel parashikon që Kuvendi mund të vendosë që vendimin e shkarkimit të kryetarit ta dërgojë për votim me referendum në bazë.

Në datën 11 dhjetor u miratua statuti i ri dhe po atë ditë, brenda disa orëve, Berisha shkarkoi Bashën në stadium. Askush nuk e di se kush e propozoi shkarkimin e kryetarit dhe se si u organizua procesi për disa orë. Gjithsesi, Kuvendi i Berishës vendosi që vendimi i shkarkimit të konfirmohej me referendum brenda javës në bazë.

Neni 11 i statutit të ri paralel parashikon mënyrën e mbajtjes së referendumit në PD. Ky nen parashikon që data e mbajtjes së referendumit nuk mund të caktohet më herët se sa 30 ditë nga data e publikimit të listës së kërkuesve të referendumit. Ky afat nuk është respektua pasi data e referendumit u caktua brenda javës.

Nga ana tjetër, statuti paralel nuk parashikon rregulla të detajuara për zhvillimin e referendumit, për organizimin e votimit, numërimit, certifikimin e rezultatit etj. Në statutin paralel thuhet se PD-ja miraton rregullave më të detajuara për të zhvilluar referendumin. Statuti paralel parashikon që referendumi organizohet nga i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur Komisionin e Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale për organizimin e referendumit, pas u bazuar në një rregullore të PD-së siç e parashikon statuti paralel, por mbi rregullave arbitrare.

Votimi i kompromentuar

Edhe sikur referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës të kishte bazë ligjore, procesi i votimit është i kompromentuar. Gjatë ditës së sotme ka votuar kushdo që mbante në dorë një kartë anëtarësia të Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk e kishin emrin në listën e anëtarësisë, fakt i pranuar edhe nga grupi i Berishës. Në këtë mënyrë, një pretendent si anëtar i PD-së mund të votonte sot në të gjitha qendrat e votimit të rrethit ku banonte. Procesi i votimit kontrollohet vetëm nga një palë, konkretisht nga grupi i Sali Berishës. Për rrjedhojë numërimi do të kryhet nga njëra palë në ambiente të paautorizuara. Të dhënat për rezultatin dhe pjesëmarrjen janë gjithashtu ekskluzivitet i grupit të Berishës. Procesi i votimit ka ngjashmëri për zgjedhjet që organizoi Sali Berisha në 26 maji 1996, ku mbushi kutitë dhe certifikoi veten si President për një mandat të dytë, zgjedhje të cilat nuk u njohën nga Perëndimi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Malua: 19/12/2021 06:01

    ike se le name pere pleqeri o vrases o kriminel qe si le gje pa bere keti vendi o Ree e zeze

    Përgjigju
  • O Berish: 18/12/2021 18:49

    O qen me morra.

    Përgjigju
    • Visi: 18/12/2021 20:08

      ✌????

  • leone: 18/12/2021 18:06

    Sektidumbabist berishist mund te beje cfare ti mbushet mendja! C'u duhet atyre se ka shtet,se ka rregulla e statut partie! Ka rendesi qe e ka vendosur :Mbreti i Gjullurdise" se bandes dumbabiste dhe Noka me Paloken.Shto ketu dhe "tre deleguaren" e Trampit ne krahun e djathte te Baces dumbabist!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?