Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në takimin me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe faktorin shqiptar në Maqedoni

Kosova & Rajoni
Top 24

Referendumi në Maqedoni, Basha thirrje shqiptarëve: Dilni e votoni

15 Shtator 2018, 21:24| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 21:30

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar faktorin shqiptar në Maqedoni në lidhje me referendumin që do të zhvillohet më 30 shtator, ku pritet të votohet për emrin e ri të Maqedoni.

Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin dhe të votojnë masivisht më 30 shtator, pasi sipas kryedemokratit, kjo votë është kyçe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit”, ka thënë kreu i PD.

Qytetarët maqedonasë pritet t’iu drejtohet kutive të votimit më 30 shtator, ku do jepet verdikti final për një votë pro ose kundra emrit të ri me Greqinë.

Komento

Komente

  • Karadakliu: 18/09/2018 09:47

    Keto jane krrokama sorrshkinash ndjellakeqe.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 17/09/2018 09:13

    Mos lejoni ta zyrtarizojme pa asnje kusht, me doren tone,shtetin surrogat me troje e popull tone.Kemi bere leshime qe kur njohem kete "shtet" Kur pa kushte njohen IRJM Shqiperia dhe Kosova.Tash mos e perseritni gabimin,se do na kushtoje shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?