Monika Kryemadhi

Politikë

Referendumi në Maqedoni, Kryemadhi: Qytetarët e dhanë mesazhin e tyre, tani i takon politikës të veprojë me maturi

1 Tetor 2018, 17:06| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 17:09

  • Share

Pas rezultateve zyrtare të dala nga referendumi i të së dielës në Maqedoni për çëshjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë, një reagim ka ardhur edhe nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur vullnetin e popullit maqedonas mbi marrëveshjen e emrit.

Sipas saj, qytetarët e dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike dhe tani i takon politikës maqedonase të veprojë me maturi.

Si shkak për rezultatin e referendumit, Maqedonia rrezikon të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Në referendum votuan rreth 36% e atyre që kishin të drejtë për të votuar e përkthyer në numra në 623 mijë qytetarë. Nga këta votues, deri më tani rezulton se 91% e tyre ka votuar pro, ndërsa 5.7% ka votuar kundër emrit të ri të Maqedonisë. 

Komento

Komente

  • Tiranasi: 02/10/2018 02:39

    o Kryemadhja ku i ke femijet duke studiuar ne shqiperi apo Jashte shtetit Shqipetar ? Me cfare te ardhurash studiojne femijet Se ty nuk ju dalin dy rrogat qe merni se ato nuk dalin se ne hame 3 vakthe vetem buke e djathe keshtu ke deklaruar ne Interviste ne Televizor ? Kurse persa i perket Maqedonise mos Gri Sallat se smer vesh fare Ti per nje pune je Po ishe burre pergjigju ketij shkrimi A ta mban b... a?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?