Foto ilustruese

Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, 60% e qytetarëve pro! Serbët e Kosovës votuan në katër komuna në Serbi! Prishtina ndaloi procesin brenda territorit të saj

16 Janar 2022, 08:08| Përditesimi: 16 Janar 2022, 23:04

  • Share

Mbi 60% e qytetarëve në Serbi kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese në fushën e drejtësisë në Serbi. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) janë numëruar 97.02% e qendrave të votimit, ndërsa 39.52% e qytetarëve kanë votuar kundër.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00. KRZ bëri me dije se deri në orën 18:00 në referendum dolën 25.25% e qytetarëve me të drejtë vote. Në referendum të drejtë vote kishin mbi 6 milionë e 510 mijë votues.

Sipas qeverisë serbe ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dënoi vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar votimin në territorin e Kosovës.

“Do të ketë pasoja të gjera, por ata nuk duhet të dinë gjithçka dhe të dëgjojnë gjithçka”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi vendosi të shtunën që serbët nga Kosova të votojnë në referendumin e Serbisë në disa qytete në jug të saj. Kryetari i këtij komisioni, Vladimir Dimitrijeviç, tha se serbët e Kosovës do të votonin në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë, katër komuna në jug të Serbisë që shtrihen jo larg kufirit me Kosovën.

Ky vendim u publikua pak orë pasi parlamenti i Kosovës mbështeti vendimin e qeverisë, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese, që mbahet të dielën.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thirri mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit, një ditë pasi bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e parlamentit, Glauk Konjufca, refuzuan thirrjet e diplomatëve perëndimorë për të lejuar mbajtjen e referendumit edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Me 76 vota për, parlamenti miratoi një rezolutë sipas së cilës mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, "cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare".

Autoritete thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian krahas thirrjeve që të lejohet mbajtja e referendumit, u kërkuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë “që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Policia e Kosovës tha të shtunën se ndaloi në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dy kamionë me fletëvotimet për referendumin e Serbisë.

Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhjet e Serbisë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.

Ora 12:24
Vuçiç pasi votoi për referendumin: Vendimi i Kosovës për moslejimin e tij do të ketë pasoja të mëdha

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.

Vuçiçi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiç.

Ora 12:10
Protesta për moslejimin e referendumit serb në Kosovë, vendoset njësia speciale në veri të vendit

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës.

Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë tek sa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.

Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serb ishin tubuar për të kundërshtuar kështu moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Policia ka deklaruar se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se për në orën 12:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.

Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiç, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi.

Rakiç tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 18/01/2022 09:59

    JO Prishtina,po Qeveria e REPUBLIKES SE KOSOVES, ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe rezolutes se Kuvendi te Kosoves, Kryeministri i Republikes se Kosoves, ne mbehstettje dhe kompetenca kushtetuese natyrshem e ligjesisht, ndaloi referendumin e nje shteti-Serbise, ne teritorin e shtetit te pavarur demokratik, mbajtjen e referendumit te Serbis ne teritorin e saje.

    Përgjigju
  • aleksandri: 16/01/2022 11:39

    Nese qeveria e Kosoves nuk u ka lejue,perse athere ne kete raste komisari Rama nuk i ka thrritur qe serbet te vine ne Shkoder,Vlore,Peqine,Kavaj,Tirane..etj qe te votojne ,tu sigurone udhetimin dhe akomodimin nga qeveria...po ne raste te fillon lufta ne mes te Kosoves dhe Serbise..Rama do rreshtohet me serbine a po do jete neutral..??

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/01/2022 16:10

      Rama është i kapur këmb e kok nga serbia dhe Franca, edhe ate në kuhën sa ishte me banim në Francë me ndihmën e Nanos …!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?