Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ibsen Elezi nga Kukësi: Ditë leksioni për të gjithë politikën! Anëtarët të interesuar pavarësisht të ftohtit

18 Dhjetor 2021, 09:29| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 09:31

  • Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi ka dhënë një prononcim për mediat pasi votoi në Kukës në referendumin e mbajtur për shkarkimin e Bashës. Ai e konsideroi këtë ditë, si një leksion për të gjithë politikën shqiptare, ndërkohë që tha se anëtarët në Kukës janë të interesuar për të votuar pavarësisht kushteve të këqija të motit.

“Për më shumë se çfarë flas unë, i ke demokratët që në orët e para të mëngjesit. Paska radhë, tregon që ka interes. Po ta vesh re dita e sotme është shumë e ftohtë, janë të interesuar një numër i madh njerëzit, koha e keqe nuk ka për t’i ndalu, ka për të shkuar një numër rekord i votuesve. Fakti që vijnë në këtë borë, tregon që është çështje vullneti. Kjo e sotmja ka për të qenë ditë leksioni për të gjithë politikën, veçanërisht për këtë situatë, nuk mund të rrijë politika e marrë peng dhe nuk mund ta kap penga askush, e kap peng për një kohë të shkurtër jo për një kohë të gjatë. Fenomene të tilla kanë për të ndodhur edhe tek PS, pasi të rrëzohet Edi Rama”, tha Elezi.

Ndërkohë, për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, Elezi thotë se nul.

“Një Kuvend që thotë ne do ta mbajmë kuvendin me njerëz të zëvendësuar nuk i njohin rregullat. Është kuvend me kryetarët e seksioneve kryesisht sepse ato janë të zgjedhur në bazë, kryetarët e degëve, anëtarët e kryesive kanë filluar me procedurat e emërimit. Nuk mund të ketë persona të emëruar në Kuvend, duhet të jenë të zgjedhur. Ngrin lista emërimeve para proceseve zgjedhore”, vijoi ai.


Lajmi kryesor:

Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?