Sali Berisha nuk del jashtë parashikimeve! Nga 43.879 vota në nivel kombëtar mbi 99%e anëtarëve të Partisë Demokratike kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Ky është rezultati i shpallur nga Komisioni i Organizimit dhe kontrollit operacional elektoral me në krye Albana Vokshin. Në nivel Kombëtar, vetëm 306 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar kundër në referendumin e Sali Berishës, 17 abstenuan ndërsa 171 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, Tirana ka kryesuar me vetëm 96 vota kundër Berishës, numër i cili sipas demokratëve të Berishës, është më i larti në mbrojtje të Bashës nga 43,876 votues ndërsa në qarqet e tjera votat kundër janë thuajse ta papërfillshme.
Organizatorët e referendumit kanë deklaruar se do të shpallen edhe emrat e pjesëmarrësve pasi të hidhen të gjitha on line për të qenë sa më transparent me publikun.
Nga ana tjetër, në Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës u raportua se pjesëmarrja arriti në 5004 delegatë, ndërsa u vendos rrëzimi i Kuvendit të datës 11 dhjetor të Sali Berishës si edhe përjashtimi i Sali Berishës nga postet drejtuese.
(Kliko këtu për rezultatin përfundimtar të referendumit të Berishës)
Në qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 11036 anëtarë të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës, nga të cilët 10885 kanë votuar pro, 96 prej tyre kundër, 44 të pavlefshme dhe 11 abstenim. Ndërsa në Paskuqan të gjithë kanë votuar pro.
Numërimi në Kukës
Në qarkun e Kukësit kanë marrë pjesë 2311 anëtarë, nga këto kanë votuar 2296 pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ndërsa vetë 3 anëtarë kanë votuar kundër. Abstenim nuk ka dhe 12 vota të pavlefshme.
Në qarkun e Vlorës, kanë marrë pjesë 1949 anëtare, prej tyre kanë votuar pro 1920 anëtarë për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, 15 kundër, abstenim nuk ka dhe 4 vota janë të pavlefshme.
Në qarkun e Gjirokastrës, kanë marrë pjesë 1834 anëtarë, prej të cilëve 1809 kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 13 kundër, abstenim nuk ka dhe 12 vota kanë qenë të pavlefshme.
Në qarkun e Fierit kanë votuar 5117 anëtarë të PD-së, nga të cilët 5070 pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 20 kundër, 3 abstenim, dhe 24 vota të pavlefshme.
Procesi i numërimit në Elbasan
Në qarkun e Elbasanit, kanë votuar në total 3304, nga të cilët 3257 pro, 29 kundër, abstenim nuk ka, 18 vota janë të pavlefshme.
Numërimi në Korçë
Në qarkun e Korçës, kanë marrë pjesë 3952 anëtare të Partisë Demokratike në referendumin për të shkarkuar Lulzim Bashën, nga të cilët 3915 kanë votuar pro, 25 kundër, abstenim nuk kam 12 të pavlefshme.
Në qarkun e Beratit kanë votuar në total 1260 anëtarë për shkarkimin e Lulzim Bashës, nga të cilët 1237 pro, 13 kundër, 3 abstenim, të pavlefshme 7 vota.
Pamje nga numërimi i votave në Shkodër
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni i Rithemelimit, në qarkun e Shkodrës kanë votuar 4402 anëtar, nga këto pro shkarkimit të Bashës kanë votuar 4368 anëtarë, kundër 23, abstenim nuk ka, 11 vota ta pavlefshme.
Votimi dje në Lezhë
Në qarkun e Lezhës kanë votuar në total 2748 anëtarë, nga këto 2734 kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 38 kundër, abstenim nuk ka dhe 12 të pavlefshme.
Gjatë votimit në Dibër
Në qarkun Dibrës kanë marrë pjesë 2395 anëtarë, prej të cilëve kanë votuar 2375 anëtarë pro, kundër 11, abstenim nuk ka dhe 9 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Po ky rezultat pritej.PD ka shume me teper anetare se sa dy fraksionet te marra se bashku.Por duke supozuar qe per secilin rival kane votuar kryesisht shumica e perkrahesve per secilin kandidat respektivisht,atehere ky rezultat eshte me se i justifikuar.Por sa te vertete jane ato numra ne raport me te gjithe anetaret e PD dhe sa te vertete jane numrat ne vetvete,kjo eshte ceshtje tjeter.
PërgjigjuPo pati votuar edhe Yuri Kim pro shkarkimit atehere Basha shkarkohet automatikisht.
PërgjigjuO Shqiptar është bo Salheu si krimineli Enver Hoxha fiton 99,99% njësoi. Kjo është një paçavure komplet qure o Sali shurre.
PërgjigjuKomisioni i Presidenti i ka numeruar votat apo MUL Noka a ?
Përgjigju