LEZHË- Drane Deda, 65-vjeçarja e arrestuar për vrasjen me sqepar të bashkëshortit të saj, është njohur sot në ambientet e burgut, me lajmin për vdekjen e burrit të saj, Llesh Deda.
Oficerët i kanë komunikuar ndryshimin e pozitës juridike, Drane Dedës, ku nga “Vrasje në marëdhënie familjare” mbetur në tentativë, tashmë akuzohet plotësisht për akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj.
Drane Deda ka pohuar para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rrëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.
“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur” - ka rrëfyer para oficrëve, Drane Deda.
Sipas burimeve Drane Deda ka një historie tjetër të dhimbshme e të ngjashme ne familje, pasi edhe motra e saj është arrestuar dhe dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Drane Deda, rrezikon një dënim prej 35 vite burgim për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Llesh Deda, ndërsa e veshtirë do të jetë jeta për femijët e saj tashmë me nënën në burg e babanë të vrarë.
Paskeni qene shtepi pushke (huri) ku keni lindur moj Drane.
PërgjigjuNje pyetje Kam se ajo Mir ja ka ber por pse kur vret nje femer denohet me burgim 30 ose 40 vjet kurse kur vret nje burr Ben burg 1 ose 2 vite dhe del Te lumte Dora drrane
PërgjigjuEshte vrasje e shkalles se pare pra me paramendim Asnje justifikim nuk mund ta kthej ne vrasje me gjaknxehtesi apo per vetmbrojtje, viktima flinte
PërgjigjuKeto jane pasojat e grave ne shqiperi pasi deri tani nuk ka patur ligj qe ti mbroje.Vertet zgjodhi rugen e gabuar(ne radhe te pare demtoi veten por edhe femijet) por ishte e detyruar.Ne shqiperi ligji per mbrojtjen e grave eshte njesoj sikur themi do kapen peshqit e medhenj pra nuk egziston.Une mendoj qe me nje denim siperfaqsor qe te kuptojne dhe burrat e tjere se gruaja nuk eshte prone e tij,cdo gje eshte e barabarte mes tyre.Kurajo zonje.
PërgjigjuHahaha kjo eshte e qmendur...vet dhe e motra...ka vra burrin me paramendim ....ne gjum...se e paska detyru me a 10 fmi,hajde muhabet,o kjo duhet rep se berrei...
Lleshin e vrau Dranja end of story.
PërgjigjuSHA ZOTIN MIRE JA KE BA MOJ DRANE......KA PAS THANE NANA DRANE MOS E LUJ GRETHIN ME KRANE, SE KE LUJT BASH T’ZEZEN TANE
Përgjigjute lumte dora moj drone.
PërgjigjuKjo qelbedire te denohet mr burgim te perjetshem.... ..
Përgjigjuperse duhet te denohet menburgim te perjetshem? po jeten dhe rinine e saj qe ia mori ai burre me torturat e tij kush ia kthen asaj? ajo ka qene me vite ne burg, ne burgun qe e degedisi ai burre qe ajo vrau.