Foto ilustruese

Reflektim pas masakrave, nis çarmatosja, serbët kanë 1 muaj kohë që të dorëzojnë armët pa leje

8 Maj 2023, 14:59| Përditesimi: 8 Maj 2023, 15:03

  • Share

SERBI- Duke u nisur që nga dita sotme më 8 qershor, të gjithë qytetarët e Serbisë mund të dorëzojnë armët që i kanë pa leje dhe nuk do të përballen me penalitete.

Vendimi i qeverisë serbe vjen pas dy rasteve të masakrave në Serbi në masë që ndodhën javën e shkuar. Dhe, sipas ministrisë së Brendshme, përpos armëve të zjarrit, qytetarët do duhet të dorëzojnë çdo lloj municioni luftarak si granatat, minat, hedhësit e lëvizshëm të raketave e të tjera.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë në zotërim armë të paligjshme të përfitojnë nga mundësia dhe t’i dorëzojnë sepse pasi të kalojë afati i caktuar, ndëshkimet për shkelësit do të jenë të rënda,” tha në një intervistë për televizionin shtetëror presidenti i vendit Aleksandar Vuçiç.

Po ashtu, ai shtoi se masa do të merren edhe për ata që armët i kanë me leje. Për ta pritet të bëhen teste të papritura psikologjike dhe toksikologjike në intervale të rregullta.

Në Serbinë me 6.8 milionë banorë, 765,000 posedojnë armë me leje. Megjithatë, vlerësohet se rreth 2.5 milionë qytetarë kanë në zotërim të paktën një armë zjarri.

Çfarë ndodhi në Serbi:

Në Serbi u regjistruan dy masakra me 17 viktima në total. Një sulm ndodhi në një shkollë fillore në Beograd me autor një 13-vjeçar me 9 viktima dhe një tjetër në disa fshatra në jug të Serbisë me autor një 21-vjeçar me 8 viktima.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 08/05/2023 15:38

    Te marrin shemulle shqipnija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?