Presidenti Ilir Meta i cili u shfaq me maskë në takim me gaztearët i është përgjigjur pyetjes se nëse vendosi që ta vërë prej kritikave të kryeministrit Edi Rama apo prej rritjes së rasteve me COVID.
Ai ka thënë se e ka tmerr maskën por e ka vënë për të shmangur spekullimet.
"Unë e ka pasur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë por në momentet aktuale për të mos lënë hapësirë për spekullim e kam vënë., Dhe u bëj apel të gjithëve që të mbajnë maskë. Nuk është çështja e kryeministrit se ai për 3 muaj na e mbushi mendjes se maska është e pavlerë, kurse tani ka dalë me këtë tjetrën që duhet të mbajmë maska dhge bën mirë. Nëse e shikoni si reflektim timin edhe kjo pozitive është shpresoj që edhe ata të reflektojnë", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë
/r.k./ReportTv.al