TIRANË- Diferenca mes pagave në sektorin privat dhe atyre në administratë publike pritet të thellohet, në favor të atyre në shtet nëse socialistët në qeverisje do të marrin një mandat të katërt.
Partia Socialiste në programin e saj premton pagë mesatare për punonjësit e sektorit shtetërorë në vlerën 1300 euro, ose 300 euro më e lartë se paga mesatare që ka shteti sot prej 1000 euro.
Sipas ekspertëve për të bërë këtë rritje kostoja vjetore pritet të jetë rreth 445 milionë euro, e ngjashme me shpenzimin e bërë për reformën e parë. Dhe nëse rritja bëhet gradualisht, kostoja totale mund të jetë rreth 2.2 miliardë euro për 5 vite.
Pagat e administratës brenda dy vitesh u rritën me afro 270 euro, si rezultat i reformës që u ndërmor nga viti 2023 për të rritur pagat e punonjësve në shtet. Për të rritur pagën nga 730 euro që ishte në 1000 euro në fund të vitit 2024, fatura për buxhetin e shtetit ishte 400 milionë euro.
Nga reforma e parë përfituan arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit e sistemit të sigurisë si policia e shtetit, e burgjeve, forcat e armatosura, garda, zjarrëfikësit dhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Reforma e rritjes së pagave pritej që të ndikonte edhe në sjelljen e privatit për të rritur pagat e punonjësve, por deri më tani reagimi ka qenë minimal, dhe më shumë është thelluar diferenca mes rrogave shtet-privat.
Në fillim të vitit 2023 diferenca shtet-privat ishte vetëm 13 mijë lekë, ndërsa në fund të 2024-ës u thellua në mbi 24 mijë lekë. Pra aktualisht paga mesatare në shtet është 24 mijë lekë më shumë se në privat.
Komente

Pse qeveria flet gjithmonë për pagat në Euro? Sepse është mënyra më e lehtë për të mashtruar publikun! Në 2013, paga minimale ishte 22,000 Lekë, që në atë kohë vlente 150 Euro, sepse kursi i këmbimit ishte 140 Lekë për Euro. Sot, ata thonë se po e rrisin pagën në 49,000 Lekë dhe e reklamojnë si 500 Euro. Po çfarë nuk ju thonë? Që sot Euro është zhvlerësuar në 98 Lekë! Pra, rritja e madhe që ju tregojnë nuk është reale. Gjysma e kësaj “rritjeje” vjen vetëm sepse Euro ka humbur vlerën, jo sepse fuqia blerëse juaj është trefishuar. Në fakt, paga minimale sot është rritur vetëm 1.11 herë, jo 3 herë siç pretendojnë. Le të flasim me gjuhën e përditshme: Sa bukë blije në 2013 dhe sa sot? ✔ Në 2013 me pagën minimale blije 367 bukë ✔ Sot, me "500 Eurot" e qeverisë, blen vetëm 408 bukë Pas 12 vitesh, mirëqenia është rritur me vetëm 41 bukë! Kjo është arsyeja pse qeveria flet në Euro – sepse po t’ju thoshte të vërtetën në Lekë, do e kuptonit sa pak ka ndryshuar jeta juaj në realitet. Mjaft më me mashtrime! Ne meritojmë paga me vlerë reale, jo numra për fasadë!
PërgjigjuShiko pagat ne radiotelevizionin shqiptar, masivisht njerzit me paga 350 mij lekshe, turp! Njeher e ka fajin Fredi, pastaj e ka fajin bordi Pastaj e ka fajin Rama! Do dhe vota ti
PërgjigjuPo pensionet do rriten?
PërgjigjuPo nga lali Eri kemi ndonjë lajm?
Përgjigju