Decentralizimi, Shoqata e Këshillave të Qarqeve vijon takimet me drejtues të këshillave vendorë

18 Korrik 2022, 15:45| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 16:54

  • Share

Takimi i tretë konsultativ rajonal për strategjinë e re të decentralizimit u zhvillua në Qarkun e Tiranës me pjesëmarrjen e drejtuesve të këshillave vendorë nga Qarku Dibër, Durrës dhe Tiranë. Në këtë takim u hodhën ide dhe propozime konkrete me fokus në një rol më aktiv të këshilltarëve bashkiakë në raport me komunitetet ku ata janë zgjedhur dhe bëjnë pjesë.

Kryetari i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi së bashku me drejtuesit e qarqeve Dibër, Valentina Haliti, dhe Durrës, Alfred Mullaraj, shprehën mirënjohjen për të gjithë aktorët lokalë dhe rajonalë për angazhimin e tyre serioz dhe shumë produktiv në këtë proces të rëndësishëm kombëtar.

Një vlerësim i veçantë u bë nga drejtuesit e Qarqeve për mbështetësit e kësaj iniciative, partnerët zviceranë te programit “Bashki të Forta” të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga Helvetas.

Takimi rajonal i radhës në kuadër të kësaj nisme planifikohet të zhvillohet në Elbasan me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendorë të Qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?