Reforma ekonomike, protesta të dhunshme në Argjentinë! Policia gaz lotsjellës, dhjetëra të plagosur

13 Qershor, 15:13| Përditesimi: 13 Qershor, 15:34

  • Share

Protesta të dhunshme janë regjistruar në Argjentinë ku u miratua reforma ekonomike që synon stabilizimin e ekonomisë së vendit në kohën kur inflacioni ka shkuar 300%. Reforma parashikon ndër të tjera ulje pagash e pensionesh

Senati i Argjentinës kaloi mbrëmë një projektligj të presidentit Havier Milei për reforma ekonomike, duke nxitur protesta dhe përleshje mes demonstruesve dhe policisë në rrugët e Buenos Aires.

Votimit i parapriu një debat maratonë dhe senatorët tani duhet të votojnë nen për synon, me synim rritjen e investimeve duke privatizuar subjektet shtetërore e duke stimuluar bizneset. Protestuesit hodhën gurë dhe dogjën vetura me koktej molotovi, ndërsa policia iu përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.

Reformat përfshijnë ringjalljen e ekonomisë së vendit, shpalljen e një emergjence shtetërore ekonomike, uljen e pensioneve dhe dobësimin e të drejtave të punëtorëve.

Projektligji kishte kaluar në dhomën e ulët në prill, por duhet të kthehet në votim pas ndryshimeve në Senat.

Ky projektligj është çelësi për planet e presidentit për të ndryshuar ekonominë e rrënuar të vendit, ku inflacioni ka arritur gati 300 për qind, dhe përfshin plane për t’i privatizuar ndërmarrjet publike, për t’i dhënë pushtet të veçantë presidentit dhe për të nxitur investime.

Por, disa protestues druajnë se projektligji rrezikon ta rrisë papunësinë dhe çmimet e produkteve ushqimore.

“Po luhet me jetën e qytetarëve argjentinas. Ne e kemi pirë këtë helm shumë herë: të kemi zero inflacion me zero aktivitete ekonomike”, tha lideri social dhe i protestave, Luis D’Elia, teksa mijëra njerëz protestuan kundër reformave. gjatë demonstratave pati edhe të plagosur e shumë të arrestuar.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?