Theo Jacobs sot në seancë në KPA

Reforma në drejtësi DUHEJ!

6 Korrik 2022, 17:25| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 17:27

  • Share

Reforma në drejtësi DUHEJ! DUHET edhe të vazhdojë me sa kanë mbetur pa u kontrolluar. Parimi universal është: Kur gjykata flet palët heshtin! Por ky parim i përbotshëm shkelet në Shqipëri. Teo Jacobs është përfaqësuesi i ONM-s me të mirat e të këqijat e tij unë e vlerësoj. Por sot ai ka gabuar. Ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë, ka intimiduar trupën e gjyqtarëve kushtetues.

Po si mundet zoti Jacobs? Kur vendimi shpallet e ju i kërkoni llogari trupës. Anëtarët e kolegjit japin vendimi në emër të Republikës së Shqipërisë. Jo në emër të ONM apo tuajin!

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë sot konfirmuan në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha.

Jacobs ishte kundra. Krejt normale. Por a mundet ti trajtojë gjyqtarët kushtetues të Shqipërisë në këtë formë! Unë them JO!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?