'Reforma në drejtësi ka 'shkundur' shoqërinë, ministrja Ekonomi në Repolitix: Qeveria në betejë me korrupsionin

15 Qershor 2022, 22:56| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 07:42

  • Share

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi pas konferencës tri ditore të 'Antikorrupsionit' ishte e ftuar në Repolitix pikërisht për betejën me korrupsionit.

Në fjalën e saj e ftuar në Report Tv, ministrja u shpreh se beteja me korrupsionin është diçka e cila nuk mund të ndalohet në moment, pra nuk fillon dhe mbaron sot. Konferenca sipas ministres tregoi që me sistemin e prokurorive, madhësia që kalojnë në prokurori kanë ardhur duke rënë.

'Konferenca tregoi që, me sistemin e prokurorive, madhësia që kalojnë në prokurori kanë ardhur duke rënë.

Beteja me korrupsionin është një betejë që s'fillon dhe as mbaron sot. Tenderimi bëhet si nga institucionet e pavarura dhe ka disa produkte që janë shumë komune në Administratë publike. Problemi me tenderimin, praktika duhet të jenë shumë të qarta. E dyta ato rastet e praktikave të paqarta, duhen unifikuar në çdo nivel praktika.'- tha Milva Ekonomi.

Pyetjes se nëse mundet qeveria ta luftojë korrupsionit apo do e luftojë SPAK, ministrja Ekonomi iu përgjigj se është detyra e qeverisë.

'Qeveria duhet të bëjë punën e vetë, është detyra e qeverisë të luftojë korrupsionin me transparencë. Betejë që ne e bëjmë përditë.'- tha ajo

Një tjetër çështje e prekur në Repoltix, ishin edhe pagesat në administratë si formë e 'motivimit' të të rinjve për të qenë pjesë e saj, pse jo edhe si profesionist. Ekonomi, u përgjigj se ka pasur ndryshime ndër vite. Ekonomi u ndal edhe te përgjegjësia para ligjit pavarësisht postit si ministre, ku u shpreh se Reofrma në drejtësi ka shkundur shoqërinë shqiptare.

'Ne në fakt jemi duke ulur nr e administratorëve. Edhe rrogat e administratë kanë patur lëvizje ndër vite, ka rritur. Por është e rëndësishme të mësojnë gjëra të reja.'

Pandëshueshëmiria nuk ekziston më, përballë ligjit nuk të mbron dot as sekretari as gazetari. Ministri është i vetëm. Reforma në drejtësi është një ndër gjërat që ka shkundur shoqërinë Shqiptare. Ti ndjen përgjegjësinë e madhe që këtë e ndjejnë gjithë ministrat.'- tha Milva Ekonomi ndër të tjera në Repolitix.

Gjatë konferencës për korrupsion, Kryeministri Rama foli rreth betejës me korrupsionin përmes Reformës në Drejtësi si dhe përgëzoi SPAK.

Ai ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Në këtë mënyrë, do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?