Në 25 vjetorin e ceremonisë së Shkollës së Magjistraturës, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se reforma në drejtësi po jep rezultatet e para. Kim tha se Shkolla e Magjistraturës do të trajnojë gjeneratën e re, ndërsa u bëri thirrje magjistratëve të rinj që të mos dorëzohen. Ajo theksoi se reforma në drejtësi duhet të këtë sukses për të mirën e shqiptarëve.
“Paqja e vërtetë është prania e drejtësia. Sot shënojmë një gur kilometrik të revolucionit demokratik në Shqipëri. Për këto 24 vite SHBA ka qëndruar pranë shqiptarëve dhe punës së shkollës së magjistraturës. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate. Secili prej jush duhet të japë rezultate. Kjo shkollë do të trajnojë edhe gjenerata të tjera dhe do të jetë e nevojshme të miratohen ndryshime e të modernizohet. Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga ç’ka jemi përballur në të kaluarën. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi e të ndryshojmë duke u modernizuar e përshtatur. Edhe shkolla e magjistraturës do ta bëje këtë. Reforma në drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve. Po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes, shpresoj të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të shkoni në punë dhe ti thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni”, tha Kim.
Lajmi kryesor:
25-vjetori i shkollës së Magjistraturës! Begaj: Rekrutimi e vlerësimi të kryhet me objektivitet! Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultate
SI.E./ReportTv.al