“Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj stop farsës!”.
Ka kaluar plot një vit nga dita që kryeministri i vendit Edi Rama dha këtë “ultimatum” për akademikët. Rama u la 6 muaj kohë në dispozicion akademikëve për të hartuar projektligjin për t’ia dorëzuar qeverisë. Nëse kjo nuk do të ndodhte, buxheti vjetor i akademisë do të ndërpritej.
Profesor Skënder Gjinushi, i cili ka qenë në krye të grupit të punës që hartoi reformën shpjegon në një intervistë për kamerën e “Report tv” situatën e krijuar, Vettingu-n dhe atë çka pritet të ndodhë në vazhdim me Akademinë e Shkencave.
Grupi i punës kreu detyrën e vet edhe brenda afatit që në datë 31 mars 2018 të bëhej projektligji jo vetëm për Akademinë e Shkencave, por edhe një projektligj që ka të bëjë me kodin etik në kërkimin shkencor. Pra që mund të quhet edhe ligji që mundëson një Vetting në radhët e kërkuesve apo të gjithë atyre që kanë një titull, një gradë të pamerituar.
Skënder Gjinushi, akademik
Në datë 31 mars të vitit 2018 grupi i punës për reformën në Akademinë e Shkencave dorëzoi draftin, i cili prej pesë muajsh është në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë
Procesi ka procedurat e veta, pasi i është dorëzuar ministrisë, sigurisht që ajo ndjek rregullat që përmban ligji. Ndonëse vet projektligji u bë nëpërmjet dëgjesave publike, sërish nga ana procedurale bëhet një rinjoftim grupeve të interesit, se ky është projektligji që do të paraqitet në qeveri. Kjo procedurë ka zgjatur edhe për shkak të verës, edhe për pasoj mendojmë se gjërat janë gati që së shpejti projektligji të kaloj në qeveri edhe pastaj t’i paraqiten kuvendit për votim përfundimtar.
Skënder Gjinushi, akademik
Akademia e Shkencave është maja e piramidës së kërkimit shkencor. Defektet e sistemit patjetër që reflektojnë edhe në krye edhe anasjelltas, por zgjidhja nuk është duke këputur majën, por është që edhe ky bord kryesor të rregulloj edhe atë ndihmon që edhe piramida shëndosh bazën. Nuk është qëllimi vetëm të deklarojmë faliment edhe të marrim masa. Ishte shumë e rëndësishme që të ndryshonte edhe gjithë kjo dallgë e ngritur, që padrejtësisht i adresohej edhe akademisë, që ajo është produkt, nuk është shkenca.
Skënder Gjinushi, akademik
Përvoja e vendeve të ndryshme është që akademitë janë edhe me institucione edhe pa to. Por çfarë mendohet të bëhet në Shqipëri?
Një nga gjërat që ngrihet në mënyrë “amtoreske” është se përvoja është edhe me edhe pa, por po të shohësh pak më nga afër të tërë shtetet e dimensionit të mesëm edhe të vogël, akademitë i kanë me institute. Rrjedhimisht një nga pikat që luan këtë rol kordinues është ASH. Pa ngatërruar Asamblenë me grupimet nën. Institutet drejtohen nga bordi drejtor edhe ekipet e vet, ndërsa asambleja bën vetëm koordinimin. Në kushtet e Shqipërisë është që kanë institutet. Kjo është përvoja e ish-Lindjes edhe e shumë vendeve që kanë akademi shumë të fuqishme. Nuk duhet që të merreshim me debatin me pa, se ajo është një gjë me të parë edhe me të bërë. Asnjë vend nuk ka një zgjidhje ekstreme. Për pasoj edhe ligji ynë e lë çështjen të hapur....
Skënder Gjinushi, akademik
Por si e sheh Gjinushu Vettingu-n në poltikë?
Në akademi është në drejtim profesional, se kush ka me merit këtë titull ka me meritë çdo gjë. Por ka ndarje gjithmonë. Ndërsa në politika të bëjë me moralin, korrupsionin deri edhe me inkriminime të nivelit të lartë. Meqë në gjyqësor është bërë Vettingu edhe diskutohet për korrupsion dhe vendime të padrejta, ndërsa krimi më i madh i një akademiku është që s’ka merituar titullin, në imazh vetëm. Në këtë shoqëri pastrimi nga politika është e para që bëhet gjithmonë, prandaj bëhen zgjedhjet një herë në katër vjet. Të ngrihen komisione për të vlerësuar politikanët është pak e vështirë. Këtë ose e bën gjyqësori për Vettingu-n penal, ose populli për Vettingu-n moral nëpërmjet votës. Këto duhet të funksionojnë. Absolutisht që është i domosdoshëm një Vetting në majat e larta.
Skënder Gjinushi, akademik
Pas dorëzimit të projektligjit në qeveri profesor Skënder Gjinushi mendon se e vetmja zgjidhje që mbetet është të miratohet.