Politikë

Rama: Reformë Kuvendit, nga 140 në 101 deputetë, pavarësi financiare! Urgjent ‘zgjedhorja’, me komisionet partiake e numërimin s’kemi shok në botë

11 Shtator, 16:15| Përditesimi: 11 Shtator, 17:51

  • Share

Me nisjen e 4-vjeçarit të katërt qeverisës, Edi Rama paralajmëroi të paktën 4 reforma të rëndësishme. E para nis me një ‘revolucion’ që kërkon edhe ndryshim të Kushtetutës për institucionin më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendin e Shqipërisë.

“Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë si rrallë gjë, që gjen dakord çdo shqiptar, thuajse çdo shqiptar, është tepria që ngjan çdo vit e më tepërt e numrit të deputetëve. Zbaritja e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë”, tha Rama.

Një ligj organik që duhet bërë brenda vitit, pavarësi financiare, miratimin e statusit të deputetit dhe në fund edhe një godinë të re i quajti domosdoshmëri për Kuvendin, ndërsa prezantoi edhe strukturën e re të komisioneve parlamentare.

“Institucioni i Kuvendi duhet të ngrihet në një nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi. Kuvendit të ri më shumë komisione të përhershme dhe më pak anëtarë në përbërje të tyre. Pra 11 gjithsej, 7 i drejton mazhoranca dhe 4 opozita”, theksoi kryeministri.

Për këto ndryshime në Kuvend tha se emri më i mirë për kryetar Kuvendi do të ishte Niko Peleshi, ndërsa postin e nënkryetares ia besoi deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu. Kreun e grupit socialist ia besoi Taulant Ballës. Një reformë të rëndësishme që paralajmëroi ishte ajo e ndarjes administrativo-territoriale, për të cilën paralajmëroi ngritjen e komisionit që tha se do ta drejtojë Arbi Mazniku.

“Komisioni i posaçëm duhet të ngrihet dhe punojë me të njëjtin intensitet si komisionet e përhershëm”, tha Rama.

Reforma zgjedhore, me vëmendje të zhbërja e komisioneve partiake dhe numërimin e votave, është nisma tjetër e rëndësishme e kësaj fillim legjislature.

“Depolitizim i administratës zgjedhore dhe nevoja e nxjerrjes së rezultatit në një kohë normale si një vend i BE. Për të dyja ne jemi specie unikale në Evropë dhe nuk e di kë kemi shok në botë”, vijoi Rama.

Në fund përmendi edhe ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, të cilat tha se duhet të harmonizohen urgjent me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto reforma i duhet vetëm një votë opozitare pa 83 mandatet socialiste, përveç ndryshimit kushtetues, por megjithëkëtë derën e mbajtur hapur për opozitën, me një paralajmërim. 

“Patjetër duke i ftuar edhe forcat e tjera parlamentare, po deshën natyrisht. Ne do të jemi të gatshëm të dëgjojmë këto, por asnjëherë të gatshëm të presim as edhe një minutë nëse nuk do të punojmë së bashku”, përfundoi Rama.

Struktura e komisioneve parlamentare
1.       Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat (Shumica)
2.       Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike (Shumica)
3.       Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes (Shumica)
4.       Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet (Opozita)
5.       Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale (opozita)
6.       Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm (Shumica)
7.       Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik (opozita)
8.       Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (Shumica)
9.       Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  (opozita)
10.     Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme (shumica)
11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale (shumica)

Ora 12:03
Rama njofton 11 komisionet e përhershme parlamentare, 7 do drejtohen nga maxhoranca, 4 nga opozita

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi 11 komisionet e përhershme të kuvendit të ri. Në përbërje do të ketë më pak anëtarë, tha kreu i qeverisë. 7 prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. 

1.    Komisioni për Ekonominë, punësimin dhe financat ( Shumica )
2.    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën publike ( Shumica )
3.    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ( Shumica )
4.    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet ( Opozita )
5.    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ( opozita )
6.    Komisioni për Burimet Natyrore, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm ( Shumica )
7.    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ( opozita )
8.    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural ( Shumica )
9.    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën  ( opozita )
10.    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ( shumica )
11.     Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale ( shumica )

Ora 11:52
Parlament me 101 deputetë, reformë zgjedhore e territoriale! Cilat janë 5 riorganizimet që kërkoi Rama në Asamblenë e PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë 2030, të ketë riorganizim dhe reformim të disa institucioneve, përfshirë dhe Kuvendin.

Kryeministri tha se Kuvendi duhet të ketë më pak deputetë.

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”.

Një tjetër çështje është ligji për Kuvendin.

“Së dyti, kuvendi miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësinë e vetë financiare, nuk ka status të deputetëve të vetë, dhe madje kuvendi është pa shtëpi”.

Gjithashtu, Kryeministri Rama kërkoi rishikimin e ndarjes administrative territoriale.

“Së treti, koha ka sjellë në rendin e ditës nevojën e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale. Prandaj duhet të ngremë komisionin për të nisur nga puna analitike në funksion të thellimit të kësaj reforme duke reflektuar ndryshimet domethënëse të këtyre viteve me fokus kryesor mirëpërgatitjen në nivelin vendor për Shqipërinë 2030 në BE. Duhet të kemi një cilësi të re të qeverisjes së vendore, komisioni i kësaj reforme duhet të punojë si komisionet e përhershme duke filluar nga organizimi dhe konsultimi i gjerë publik, duke ftuar dhe forcat e tjera parlamentare për të dhënë kontributin e tyre”.

Së katërti, Rama përmendi nevojë për të bërë Reformën Zgjedhore, duke ftuar në këtë proces edhe opozitën, por siç tha ai, pa penguar punën.

“Ne do të jemi gjithmonë gati t’i dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por nuk do të presim asnjë minutë ata që nuk do të punojnë së bashku në këtë reformë, apo asnjë reformë. Ka ardhur koha për depolitizim të administratës zgjedhore. Qoftë për komisionet qendrore zgjedhore, qoftë për vonesën në rezultatin zgjedhor, jemi specie unikale në botë”.

Një tjetër pikë është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore.

“Një tjetër nevojë thelbësore që duhet adresuar pa humbur kohë është harmonizimi i ligjit të komisionit hetimor me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.

Ora 11:39
Rama propozon Kuvend me më pak ligjvënës: Ta ulim në 101 numrin e deputetëve

 

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

 

K.T./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?