Reforma territoriale, eksperti në Report Tv: Ajo e 2014 ishte bashkëkohore, por jo funksionale, nuk arriti misionin! Shqipëria mos të ndahet në më shumë se 90 njësi vendore

18 Shkurt 2022, 13:28| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 14:00

  • Share

Për ekspertin e qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, reforma territoriale e 2014 ishte bashkëkohore, por jo përfaqësuese për interesant e qytetarëve dhe nuk përmbushi misionin.

Duke folur për Report Tv lidhur me reformën territoriale ai tha se nuk përmbushi misionin e saj që ishte të rriste cilësinë, të ulëte shpenzimet dhe të shërbente për ekuilibrat mes qytetarëve në zonat urbane dhe rurale.

“Reforma e 2014 ishte në fakt një kërkesë e përgjithshëm, duhesh bërë sepse kishim një fragmentim të tepërt. Bashkitë dhe Komunat në atë kohë kishin nevojë për më shumë frymëmarrje. Kjo reformë kishte elementin bashkëkohorë, por mënyra si u bë la shumë për të dëshiruar. Nuk përmbushi misionin, të rrisë cilësinë, të uli shpenzimet, të hapë më shumë shërbime, shërbime të ekuilibruara mes qytetarëve në zonat urbane dhe rurale. Ndëraktivitet, komunikimi, këto janë defektet e kësaj reforme. Ishte bashkëshorte, por jo përfaqësuese për interesat e qytetarëve. Bashkitë e mëdha e ulin peshën e votës, ato më të vogla i japi më shumë peshë votës së qytetarëve.”, u shpreh ai.

Duke folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu lidhur me ngritjen e komisionit për ndryshimin e reformës territoriale, eksperti tha se sipas tij Shqipëria nuk ka nevojë të ndahet në më shumë se 90 njësi të qeverisjes vendore, duke nënkuptuar këtu bashki dhe komuna. Ai tha se Këshillat e qarqeve janë apatike, pasi ligji i ka lënë pa kompetenca.

“Lajm shumë i mirë që opozita pas 5-6 vitesh iu rikthye kësaj çështjeje. 3 modele në botë, 1. Me shkrirje( ajo që ndodhi në 2014) 2. Opozita që kërkon atë me ndarje (njësitë e mëdha t’i ndajmë aty ku mundemi), Unë mendoj kemi parë 12 qarqe, për mua qarku i Gjirokastrës, është i ngopure me qeverisje vendore, ka 7 bashki. Shkojmë në Tiranë dhe ka 5 bashki.  Shqipëria në 12 qarqe nuk ka nevojë për më shumë së 90 njësi të qeverisjes vendore. (bashki dhe komuna) Këshillat e qarqeve janë shumë apatike, sepse ligji kështu i lënë pa kompetenca.”

Haxhimali tha se të 61 bashkitë janë  të varura financiarisht nga pushteti qendror.

“Të 61 bashkitë janë të varura financiarisht nga pushteti qendror. 60-70% të buxhetit të tyre e marrin nga buxheti i shtetit. Tirana është një gjë tjetër, 75% vetë dhe 25% nga pushteti qendror.”, tha ai.

Ai sugjeroi që të çohet pushtet ligjor, financiar dhe politik edhe në zonat rurale.

“Të çojmë pak pushtet ligjor, financiar, politik, afër qytetarëve në zonat rurale.48% e popullsisë jeton në zonat rurale dhe qeverisen nga kryetar në qytet.”, u shpreh eksperti.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?