Reforma territoriale, PD: Duhen 80 bashki, të ulet numri i qarqeve! Bashkia Leskovik duhet më vete, 100 km për në Kolonjë

6 Gusht 2022, 13:17| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 14:50

  • Share

Partia Demokratike do të propozojë rritjen e numrit të bashkive, ndërsa vlreëson si të rëndësishem rivlerësimin e rolit të qarqeve. Dhurata Çupi, Deputete e Partisë Demokratike, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Administrative Territoriale, gjatë një interviste për “Report Tv”, nënvizon se ka një qëndrim të njëjtë sa i takon çështjes së qarqeve. Ajo paralajmëroi dhe shtimin e Bashkisë Leksovik. Çupi tha se reforma e vitit 2014 është në kufi të dështimit. Sipas saj, edhe decentralizimi është i dështuar. Çupi tha se falimentimi i dy bashkive, është rezultat i keq qeverisjes. 

E ndërsa qëndrimi i Partisë Demokratike është për rritje të numrit të bashkive, Partia Socialiste është për një ulje të numrit të bashkive, si  njësi më të mëdha zhvillimi. Pika e përbashkët ku takohet opozita dhe mazhoranca është ulja e numrit të qarqeve, çka dhe mund të jetë pika mbi të cilën do të ndërtohet dakortësia mes palëve për një reformë territoriale të kënaqëshme për të gjitha anët. Komisioni për Reformën Territoriale pritet të përfundoj punën e saj më 30 shtator, mandej do propozimet do ti kalojnë kuvendit për miratim. Më kërshëri do të jetë qëndrimi i dyshes Meta-Berisha për rezultatet e reformës territoriale.

Intervista e plotë

A ka Partia Demokratike një propozim konkretë për territorialen?

Dhurata Çupi: Grupi ekspertëve të PD dhe opozitës ka hartuar një propozim konkretë, po arrinë pak nga pak tek konkluzionet. Kemi bërë dëgjesa me të gjitha instancat, kryetarë bashkishë, ish kryetarë bashkishë, organizata qeveritare apo dhe Organizatave jo qeveritare. Kemi diskutuar mbi atë çfarë ka sjell reforma e 2014. Ne si PD, e vlerësojmë një reformë në kufi të dështimit. Në muajin shtator do kemi një raport të detajuar sa i takon pjesës së të djathtëve.

Një nga debatet kryesore lidhet me punësimin. Opozita akuzon mazhorancën se është përdorur qëllime elektorale, teksa mazhoranca pretendon se kjo fryrje e administratës vjen në kuadër të shtimit të shërbimeve? A mendoni se duke rritur numrin e bashkive, e zgjidhni këtë problematikë?

Dhurata Çupi: Është e vërtetë që opozita që në vitin e dytë të reformës territoriale e ka denoncuar. Denoncimi ka ardhur për shkak se u synua, siç është bërë dhe tanimë publiku, ulja e numrit të punonjësve. Dhe, në dëgjesën me ministrinë e financave, u deklarua se numri ishte rreth 19 000 në vitin 2014 me 373 njësi vendore, teksa sot 36 700 punonjës sot. Synimi kryesor i eficencës financiare, uljes së numri të administratës, këto të dyja kanë dështuar. Duke mos llogaritur atë që opozita e ka denoncuar, rreth 3 000 shtesa me afate kohore të pjesshme gjatë periudhës zgjedhore. Ajo çfarë ne themi me rritjen e numri të bashkive, ka dhe një studim për këtë, një analizë të thelluar mbi efiçencën e burimeve njerëzore, duke vajtur bashkia pranë qytetarëve, ulet numri administratës, pra numri i financiarëve, pasi s’ka nevojë të kemi financiare tek qëndra administrative dhe financier te bashkia në qendër.

A ka një numër bashkish që ju pretendoni?

Dhurata Çupi: Opozita ka qenë në mënyrë të vazhdueshme duke e studiuar reformën territoriale dhe rezultatin e saj. Ne kemi patur një propozim edhe në vitin 2014, pavarësisht se nuk na u dëgjua. Dhe në mënyrë të vazhdueshme jemi në gjendje t’ju tregojmë shqiptarëve se çfarë atyre u shërben. Për ta bërë më konkret, kemi një studim që na sugjeron se duhen në vend 80 bashki. Me qëllim kryesorë shërbimin pranë qytetarëve, pa tentuar për të zhbërë dhe traditën..etj. Leksoviku është modeli konkret. Leskoviku me Kolonjën janë 50 km, një qytetari i duhet 100 km për ta bërë rrugën. Është e tepërt të flas për traditën që ka Leskoviku. Ne do sfidojmë gjithëkënd për kërkesën tonë.

Lidhur me qarqet, a keni ndonjë propozim konkretë, apo do ruhet në nivelin që kemi sot?

Dhurata Çupi: Qarqet i ka të përcaktuara kushtetuta. Gjatë gjithë këtyre viteve qarqet s’kanë patur rëndësinë e duhur, por duhet të ri-shikohen. Kam mendimin se ky mendim na bashkon të gjitha forcave politike, mund të jenë rajone, mund tu jepet fuqi rajoneve, mund të rajonalizohet Shqipëria në një numër më të vogël. Kjo kërkon ndryshime kushtetuese, por dhe një vendimmarrje të Komisionit të Reformës territoriale. Fokusi ynë kryesor ka patur bashkinë, aty ku prek qytetari për ditë. Do ti kemi qarqe, siç i parashikon kushtetuta, apo rajone.

Lidhur me falimentimin e dy bashkive, Vorës e Kavajës, si e shihni këtë në kuadër të rritjes së numrit të bashkive?

Dhurata Çupi: S’ka asnjë lidhje. Kjo është politikë e dështuar dhe gabuar e qeverisë për mënyrën se si i krijoi dhe drejtoi bashkitë. Sot të gjitha bashkitë kontrollohen nga një parti. Ku kontrollohet gjithçka, jo vetëm 2, por edhe të tjera janë drejt falimentimit.

Po reforma e centralizimit?

Dhurata Çupi: Ne sot kemi pushtet vendor më të centralizuar se kurrë. Nuk ka efiçencë financiare. Për gjithçka vendos qeverisja qendrore, për sa kohë kemi centralizim për çdo vendimmarrje, ne do të kemi ju vetëm centralizim, por një funksionim të keq të bashkive. Gjithçka, mënyra se si u bë reforma…

Reforma territoriale dhe Zgjedhore, pse veç? Po bashkëpunimi me pjesën tjetër Të PD?

Dhurata Çupi: Se mohoj ngërçin brenda PD. Jam e bindur edhe pas kontakteve të vazhdueshme, se pas propozimit që do paraqesim si opozitë për reformën territoriale, me qëllimin që kjo reformë ti shërbejë qytetarëve shqiptare, besoj se do jetë e gjithë pranuar. Ligjvënësi na ka vendosur afat 30 shtator dhe duhet ta zbatojmë.

 

Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashki: 06/08/2022 16:47

    Shengjin dhe Tale duhen në një bashki ! Mamurras dhe Fush Mamurras një bashki, Rinas dhe Fush kruje bashki me vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?