Kryetari i Demokratëve euroatlantikë përmes një deklaratë për median përsëriti pasditen e sotme akuzat ndaj PS e PD-në e Sali Berishës se po bëjnë Pazar.
“Kanë rimbyllur listat për të siguar vendin e tyre në listë. Shkatërrimi i komisionit të reformës zgjedhore me pretekste, pazari për vulën dhe pazari tani me lista për të imponuar shqiptarëve deputetë që nuk pranon as familja e tyre dhe as shtëpia e tyre nuk I voton janë 3 hapat e parë. Hapi I katërt është goditja e përbashkët e Edi Ramës e Sali Berishës kundër SPAK. Por I kanë bërë hesapet pa qytetarët”
Basha thotë se ka dorëzuar në kuvend amendamentin e tij.
Sapo kam përfunduar dhe dorëzuar zyrtarisht në kuvendin e Shqipërisë amendamentin që parashikon plotësisht listat e hapura. Lista e hapur shumëemërore do të jetë baza e vetme për deputetët e Kuvendit. Deputetët do të zgjidhen nga qytetarët jo kryetarët e partive. Ky amendament është dorëzuar sot. Demokratët euroatlantikë do të garojnë