Bledi Çuçi, bashkëkryetar, PS

Reforma Zgjedhore, Çuçi: PS, vendim politik, të pilotojmë teknologjinë në 2019

29 Gusht 2018, 13:23| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 13:30

  • Share

TIRANE-Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, konfirmon se amendamentet janë duke u shkruar, por votimi parashikohet për në dhjetor.

Kemi nisur tashmë shkrimin e amendamenteve konkrete për të përkthyer tre elementë të rëndësishëm. Së pari është një vendim politik i PS për të pilotuar përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, së dyti për kërkesën tonë të kahershme për votën e emigrantëve, dhe kryesorja për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR

Bledi Çuçi, bashkëkryetar, PS

Të dy partitë janë duke biseduar se cila bashki do të përdoret për projektin pilot, i cili parashikon të testojë jo vetëm identifikimin teknologjik, por edhe depolitizimin e komisioneve.

Po shohim mundësinë e një pilotimi për përdorimin e teknologjisë por edhe për depolitizimin e komisioneve. Ka ardhur koha të kemi një armatë profesionistë komisionerësh. Sigurisht që nuk mund të kalojmë menjëherë nga një sistem kaq i politizuar në një të depolitizuar fare.

Bledi Çuçi, bashkëkryetar, PS

Sa i takon votës së emigrantëve, PS-PD kanë rënë dakord ta përdorin vetëm në zgjedhjet parlamentare dhe detajet po përpunohen. Por a ka pika që mund t’i ndajnë palët dhe të rrezikojnë konsensusin?

Djalli shihet në detaje, dhe do ta shohim këtë tek detajet.

Bledi Çuçi, bashkëkryetar, PS

Burime pranë ambasadës gjermane zbardhën sot për Report Tv emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore. Dy ekspertët janë Ilir Rusmajli, propozuar nga PD dhe Viktor Gumi propozuar nga PS. Emri i Gumit, tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?