Politikë

Reforma zgjedhore, Gjiknuri takon ambasadoren gjermane: Duam konsensus politik

27 Mars 2019, 15:00| Përditesimi: 27 Mars 2019, 15:03

  • Share

Deputeti Damian Gjiknuri, që mban edhe detyrën e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste zhvilloi të mërkurën një takim me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz. Në qendër të takimit ka qenë reforma zgjedhore. Gjiknuri shkruan se kanë diskutuar për miratuar reformën me konsensus sa më të gjerë politik.

"Me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz bashkëbiseduam rreth përpjekjeve të vazhdueshme të Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme" shkruan Gjiknuri.

E ndërsa PD dhe LSI-ja dogjën mandatet duke u larguar nga Kuvendi, shumica ka paralajmëruar se do të diskutojë me opozitën e re, që ka 20 deputetë në Kuvend për të miratuar reformën zgjedhore. Edhe Gjermania ka bërë thirrje disa herë për të miratuar sa më shpejt reformën zgjedhore.

Komento

Komente

  • Tironci: 28/03/2019 01:49

    Shume e cuditeshme Populli e din GJIKNURIN ne burg

    Përgjigju
  • Bathore: 27/03/2019 16:27

    Chelal Mciu landidat per Kryeminister eshte dhe me titull shkencor me grade

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?