Damian Gjiknuri, Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesit e ODIHR-it

Politikë

Reforma zgjedhore, Gjiknuri zhvillon takim me Alibeajn dhe përfaqësues të ODIHR-it: Diskutuam mbi angazhimin për të rikuperuar kohën e humbur

22 Shtator 2022, 20:18| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:25

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e ODIHR-it , në kuadër të diskutimeve për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në Facekoo, Gjuiknuri tha se diskutuan mbi procesin e reformës dhe angazhimin e përbashkët për të “rikuperuar” kohën e humbur.

“Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rikuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”, shkroi Gjiknuri.

Më 9 qershor Kuvendi miratoi përbërjen e Komisioneve për Reformën zgjedhore dhe atë Territoriale.  Komisioni përbëhet Komisioni nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili. PS ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. 

 

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?