Politikë

Reforma Zgjedhore, Gjoni: Hapi i parë i opozitës së re

7 Maj 2019, 22:35| Përditesimi: 7 Maj 2019, 22:37

  • Share

Hapi i parë i opozitës së re. Kështu e ka cilësuar deputeti i pavarur, Ralf Gjoni pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Gjoni shprehet se kontributi i opozitës së re në  atë komision do të jetë maksimal, për të shkuar drejt objektivit kryesore: ndryshimin e sistemin politik.

"Hapi ynë i parë domethënës si opozitë është futja e ndryshimit të sistemit zgjedhor në objektin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Është hera e parë që prej masakrës së kodit të vitit 2008 që kemi një akt parlamentar për ndryshimin e sistemit. Kontributi ynë në atë komision do të jetë maksimal në funksion të këtij objektivi madhor", shkruan Gjoni.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?