Reforma Zgjedhore/ Kthupi: Ulja e herësit në 7000 vota nuk çliron sistemin! Çaça: Bëjnë lojë pasi tremben mos deputeti del mbi kryetarin

9 Korrik, 21:51| Përditesimi: 10 Korrik, 13:26

  • Share

Tryeza e sotme për reformën zgjedhore mazhorancë opozitë në praninë dhe drejtimi ne OSBE/ODIHR solli propozimet e palëve dhe rekomandimin e ndërkombëtarëve për një dakordësi mes palëve. PS propozon uljen e herësit në 7 mijë vota, teksa duket e pamundur të marrë 3/5 në parlament.

Analisti Arben Meçe në ‘Repolitix’, thekson për Denis Mingën se kufiri i 7 mijë votave do ti zbresi votat koalicionit.

'Një rekomandim i OSBE ODIHR një anomali që është korrektuar tashmë. Nuk duhet të qëndrojmë tek herësit dhe të bëjmë këto llogari sepse lidhet me rezultatin e koalicionit. Në konfliktin e PD PS, u fol për koalicione. Praktikisht ekziston. Në formulën klasike, zgjidh vetë listën e mbyllur. Nëse një përfaqësues i lëvizjes së Lirisë, fiton 7 mijë vota futet deputet. Këto votat e tij do ti hiqen koalicioni. Këto vota nuk futen në shportën e koalicionit. 7 mijë vota do ti hiqen koalicionit dhe numiri i votave bie të këti person dhe koalicionit. Formula e përgjithshme, llogaritë bëhen në funksion të formulës së përgjithshme', thotë Meçe.

Avokati Përparim Çaça vijoi argumentin se herësi është një mekanizëm i kryetarëve të partisë me sistemin e tanishëm zgjedhor për të mbajtur në kontroll listat për deputetë.

'Të dyja partitë e mëdha kërkojnë listat e mbyllura. Nuk kemi reformë zgjedhore. Këto propozime përderisa nuk preket kushtetuta. Nuk vlejnë aspak. Janë propozime. Mos merremi me herësin. Gjëja kryesore, presioni pozitiv si nga OSBE ka bërë që siç duket në 2025 emigrantët do të votojnë. Mënyra se si është histori tjetër. Partisë nuk i humbet asnjë votë, thjesht ka të bëjë me përllogaritjen se kush do jetë deputet brenda partisë.

Besoj që minimalisht duhet të ketë një deputet të marrë 7 mijë vota. Ne nuk kemi një traditë për votën preferenciale. Nuk është mazhoritar, është kokë më kokë. Këtu kemi një sistem proporcional rajonal. Kjo loja me hërësin e bëjnë pasi i tremben fenomenit me herësin. Pasi një deputet mund të marrë më shumë vota se kryetari i partisë', shprehet Çaça.

Avokat Rezart Kthupi thotë se kjo ulje e herësit ka qenë qëllim më i hershëm i mazhorancës, prandaj ka qenë edhe qëllimi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore me bashkëkryetar Alibeajn.

'Të kam thënë që PS do vijë me një propozim me herësin 7 mijë. Është përcaktuar nga ana e tyre. Nuk i donin listat e hapura. Çështja, nëse flasim për herës për një sistem që është i mbyllur. Ulja e herësit nuk e çlirojnë sistemin. Kemi një diapazon më të gjerë. Problemi i herësit krijon problem në raport me mbylljen e sistemit. Herësi do kishte vlerë më të madhe në jnë sistem proporcional kombëtar. Në moment që e fragmentarizon sasia e 7 mijë votave është e lartë.

Nëse 2 apo 3 apo 4 koalicione ky herës bëhet i pakalueshëm. Është mënyra më e mirë për të mabjtur një elitë politike të pandryshuar. Sot aktorët që janë ulur kanë një tekst në parlament  që e kemi depozituar. As nuk e referojnë si ekzistues. Është projekt ligj. Qëllimi ka qenë që në krye të herës prandaj dështoi Komisioni i Reformës Zgjedhore', nënvizon Kthupi.

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi thotë se loja me herësin është artificë pasi listat sidoqoftë janë të mbyllura.

'Debati kaq kohësh, listat në 2009 u mbyllën. Rriti rolin e kryetarit të partisë. U quajt arritje. Sepse pretendohej se do rritehj ciëlsia e parlamentit. Rezultoi e kundërta. Krterarët futrën gjithfarëllojësh. Vetën kur Basha braktisi parlamentin u pa se ç’ishte ky kompozim. Listat e hapura ulin rolin e kryetarokracisë. Ato që janë poshtë 7 mijë votave janë 50 vetë mund të rastis që unë kam 600 ti ke 500 ti del para meje se të ka vendosur kryetari.

Jam për mazhoritar në këtë krizë të identitetit politik. Kanë frikë edhe partitë e vogla në këtë ballafaqim. Vendosja e herësit është artificë, që opozita e ka jetë a vdekje. Dhe e do edhe opozita sepse Berisha e ndërtoi kështu skemën pas 11 dhjetorit që do fus njerëz besnikë', tha Elezi.

Meçe më pas mori shembullin e Metës dhe PL si shembull i kryetarokracisë, pasi emëroi të gjithë stafin e partisë publikisht dhe më pas bëri zgjedhje.

'Dy partitë kryesore janë parti kioska të gjitha partitë, SHPK. Janë SHPK me pronar. Kur janë me pronar, gjithë mekanizmi i përzgjedhjes së njerëzve do bëhen nga pronarët. Po vij tek Meta, keni parë që kur mori fletët e partisë tha ky do jetë sekretari, zv kryetari. Ndërtoi skemën e kioskës së vet. Ky Ilir Meta do bëjë listën dhe listën 1 2 3 njerëz më të besuar që ka ndërtuar këtë kupolë. Hoqi Braimllarin që ishte pozitiv. Një që ishte vlerë e hoqi se nuk ishte e tija. Listën e harton kryetari. Çvlerë ka sa vota merr, kur lista është e kryetarit', tha Meçe.

Sa i përket votës së diasporës, Çaça thekson se mekanizmi për ta mundësuar diçka të tillë është e vështirë

'Duke qenë se nuk kemi besim dyshojë nuk kemi traditë të votimi të diapsorës. Na duhet një refrenfdë. Kohaq e mjaftueshme një person në diasporë duhet të jetë e mjafuteshme për ardhjen e zarfit q ëvjen në Shqipëri. Udhet të krijojhet një listë për diasporën. Mekanizëm goxha i vështirë. Mund të marrë avionin në 8 apo 9 vjen dhe voton edhe në Shqipëri', shton Çaça.

Ndërsa Elezi hedh idenë që të merret shembulli i Kosovës.

'Kemi një traditë nga Kosova që mund ta marrim. Nuk besoj që do kishte vështirësi në parim. Pastaj ka të bëjë me vullnetin. Nëse shkon në kufijë që Rama e dërgon në opozitë dhe refuaohe këtu e pëson opozita', thotë Elezi.

Ora 22:12
'Kemi parti kioska', Meçe në Repolitix: Janë kthyer në SH.P.K. me pronar! E patë Metën, emëroi gjithë stafin dhe hoqi Braimllarin

 

Analisti Arben Meçe mori shembullin e Metës dhe PL  në Repolitix, si shembull i kryetarokracisë, pasi emëroi të gjithë stafin e partisë publikisht dhe më pas bëri zgjedhje. Duke folur për reformën zgjedhore Meçe theksoi se në vendin tonë nuk ka parti, as edhe dy kryesorët pasi janë SH.P.K, ku vendos pronari i partisë. 

'Ne nuk kemi sistem demokratik. Nuk ka marrëveshje. Partitë nuk arritën të ishin në komision për të treguar një mesazh tregon se jo vetëm nuk ka marrëveshje. Pse partitë e mëdhaja kanë qenë të painteresuara për reformën? Herësi në një sistem proporcional lokal nuk ka vlerë. Nuk ndryshon asgjë. Dy partitë kryesore janë parti kioska të gjitha partitë, SHPK. Janë SHPK me pronar. Kur janë me pronar, gjithë mekanizmi i përzgjedhjes së njerëzve do bëhen nga pronarët. Po vij tek Meta, keni parë që kur mori fletët e partisë tha ky do jetë sekretari, zv kryetari. Ndërtoi skemën e kioskës së vet. Ky Ilir Meta do bëjë listën dhe listën 1 2 3 njerëz më të besuar që ka ndërtuar këtë kupolë. Hoqi Braimllarin që ishte pozitiv. Një që ishte vlerë e hoqi se nuk ishte e tija. Listën e haprton kryetari. Çvlerë ka sa vota merr, kur lista është e kryetarit. Debati bie. Problemi e kemi tek mekanizmi i përzgjedhjes. Nuk funksionon demokracia e brendshme të partisë', thotë Meçe.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?