Reforma Zgjedhore, ODIHR thirrje partive politike për veprime konkrete: S’po shohim asnjë përparim! Rekomandimet tona nuk janë përfshirë

5 Mars, 19:10| Përditesimi: 5 Mars, 20:43

  • Share

TIRANË- OSBE-ODIHR ka kritikuar partitë politike për vonesën dhe mungesën e veprimeve konkrete sa i takon përfshirjes së rekomandimeve të dhëna në Reformën Zgjedhore.

Drejtori i ODIHR, Matteo Meccaci në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri tha se ende nuk është parë asnjë përparim në reformat e nevojshme për adresimin e rekomandimeve të institucionit ndaj partive politike shqiptare.

“Është inkurajuese të shohësh përparimin që ka bërë Shqipëria në shumë fusha dhe sa të hapura janë autoritetet për t'u angazhuar me rekomandimet e ODIHR-it,” tha drejtori i ODIHR, Matteo Mecacci. “Por për fat të keq, ne nuk kemi parë ndonjë përparim në reformat ligjore të nevojshme për të adresuar rekomandimet tona. Tani është koha për të ndërmarrë veprime, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.”

Në reagim evidentohen edhe rekomandimet kryesore si nevoja për të forcuar më tej efektivitetin e administratës zgjedhore, mbikëqyrjen e financave të fushatës dhe rregullimin e mediave si dhe marrjen e masave shtesë kundër keqpërdorimit të burimeve publike dhe shkeljeve të tjera.

Ndërkohë, Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të përmbyllë dëgjesat me organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet brenda kësaj jave dhe në fund të muajit mars, mund të ketë një draft-propozim final sa i takon ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj dje (4 mars) patën një takim me përfaqësues të ODIHR-it, ku shprehën se ishin dakordësuar lidhur me hartimin e drafteve ligjore për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?