Reforma Zgjedhore, Peleshi: Jemi të hapur për takim me Bardhin nëse ka propozim! Mbledh grupin PS, lë porositë për pr/buxhetin 2025

16 Shtator, 11:52| Përditesimi: 16 Shtator, 13:07

  • Share

PS mblodhi sot grupin parlamentar për të diskutuar aksionin parlamentar në ditët në vijim. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi pas takimit tha për gazetarët se fokusi i diskutimit ishte buxheti i ardhshëm.

“Jemi disa javë para diskutimit më të rëndësishme të vitit që është buxheti i ardhshëm ku patjetër duhet përfshirje dhe angazhim, ku qeveria bën punën e vet, por nga ana tjetër edhe grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet qoftë në komisione për ta trajtuar buxhetin apo për të bërë ndryshime, amendime dhe sugjerimet e nevojshme dhe per ta ndarë me publikun për zonat që  ata përfaqësojnë. Kjo ishte fryma që u materializua sot në mbledhjen e grupit parlamentar për seancën e 19 shtatorit”, tha Peleshi.

I pyetur a është gati PS të ulet në tryezë për Reformën zgjedhore, Peleshi tha se nëse ka diçka konkrete është gati.

“Jam i hapur për takime me z.Bardhin dhe këdo tjetër, nëse ka diçka konkrete nëse na lejon koha, patjetër. Por për hir të së vërtetës nuk kemi një propozim konkret për riprekje të Kodit Zgjedhor por  ta shohim pasi ta marrim”, u tha ai gazetarëve.


Lajmi kryesor:

PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias 


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?