Reforma zgjedhore/ Prapaskenat, ja pse LSI dhe Mediu nuk i besojnë Lulzim Bashës

8 Shtator 2019, 07:23| Përditesimi: 8 Shtator 2019, 11:14

  • Share

Paralajmërimi i kryedemokratit Lulzim Basha për prezantimin e një platforme për reformën zgjedhore dhe mundësia e nisjes së bisedimeve me Partinë Socialiste për një draft konsensual, ka alarmuar jo vetëm Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe aleatët e tjerë të PD, madje edhe opozitën e re në Kuvend. Mosbesimi dhe shqetësimi i LSI, aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike dhe i opozitës së re është i njëjtë: Frika e arritjes së një kompromisi mes PD-PS për reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin zgjedhor. Kërkesa themelore e të gjitha partive dhe grupeve politike për reformën zgjedhore, me përjashtim të PD-LSI, është ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke implementuar korrektimin kombëtar të votave. Ky propozim parashikon rritjen e përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar në të njëjtën kohë pozitat e dy partive të mëdha, PD-PS. Korrektimin kombëtar parashikon që votat e parive të vogla nuk shkojnë për të dy partitë e mëdha, por mblidhen në të gjitha zonat dhe prodhojnë mandat. Me sistemin aktual, nëse një parti ka vetëm një votë më pak se sa numri i domosdoshëm për të prodhuar një mandat, të gjitha votat shkojnë për partinë e madhe në koalicion ose për partinë që merr më shumë vota. Partia Demokratike ka një marrëveshje me LSI, PR, PDK, LZHK, PBDNJ, PAD etj., ku përfshihet edhe reforma zgjedhore. Por, në të gjitha propozimet dhe deklaratat e PD për reformën zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit. Kjo është edhe arsyeja se pse LSI nuk i beson Lulzim Bashës për reformën zgjedhore, por kërkon që të jetë pjesë e tryezës së mundshme, siç u shpreh dy ditë më parë në Report Tv Edmond Panariti. Në këtë linjë me LSI bashkohet edhe Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun dhe partitë e tjera të koalicionit opozitar.

PD tradhtoi LSI-në

Në mars të vitit 2018, PD hartoi një platformë konsensuale me PS për reformën zgjedhore. Platforma përmbante 6 pika, ndërsa përjashtonte diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kërkesë kjo e LSI dhe e partive të tjera. Në mbledhjen e 

komisionit ad hock për reformën zgjedhore, në 20 prill të 2018, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se “Siç e tha edhe z. Çuçi, jemi në fillimin e zbatimit të planit të punës që ky komision ka miratuar me konsensus deri më sot në ato 6 pikat dhe në mënyrë të posaçme te çështja e fushatës”. Po cilat ishin 6 pikat e platformës? Pikat konsistonin në përdorimin e teknologjive të reja në procesin e votimit, votën e emigrantëve, çështjet që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës, rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, regjistrin e votuesve dhe administratën. Ndërkaq, në atë mbledhje, përfaqësuesi i LSI, Luan Rama, në atë kohë deputet, ka kërkuar të trajtohej çështja e sistemit. “Deri tani kemi qenë komision dëgjimi, kemi dëgjuar çfarë kanë thënë përfaqësuesit, çfarë kanë thënë aktorë dhe faktorë të tjerë, por ne si komision nuk kemi filluar nga puna, ne si komision nuk kemi akoma asnjë produkt që lidhet me kodin zgjedhor. Nuk kemi vendosur se çfarë do të bëhet me çështjet themelore të kodit dhe mënyrën e trajtimit të sistemit, e të votimit”, ka pohuar Luan Rama. Gjatë asaj mbledhje, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur: “Po, po, e kam politik, po jua them edhe një herë. Doni ta filloni me radhë? Është aty ku e tha zoti Luan Rama. Asnjë gjë nuk mund të funksionojë, nëse nuk ka një koncept për sistemin zgjedhor. Ky është problemi i parë që kemi sot në Shqipëri, ku nuk funksionon i gjithë sistemi ynë kushtetues. Sipas gjykimit tim. Pra, sistemi zgjedhor duhet diskutuar: është apo s’është funksional? Pastaj kalojmë te çështjet se si do të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme. Në qoftë se ne themi se kemi një republikë kushtetuese parlamentare, parlamenti, si institucioni  bazë, duhet të jetë i zgjedhur, përfaqësues i qytetarëve, jo vetëm thjesht përfaqësues i vullnetit të lidershipit politik”.

Mesazhi i aleatëve

Në një tjetër mbledhje të komisionit për reformën zgjedhore, kreun i LZHK, Dashamir Shehi, i ka dhënë një mesazh të qartë PD-së. Shehi është shprehur se çështja kryesore është sistemi zgjedhor. “Politika këtu fillon me sistemin, sepse për këtë punë jemi mbledhur, nëse do ta mbajmë këtë sistem apo do ta ndërrojmë. Unë kam ardhur me shpresën që do ta ndërrojmë sistemin. Kjo është një çështje e madhe politike. Nga kjo fillon politika. Nëse do të rrimë me sistemin proporcional rajonal apo do ta bëjmë proporcional kombëtar apo do ta bëjmë proporcional të korrektuar apo do ta bëjmë sistem maxhoritar? Nuk ka rëndësi kjo. Ka 30 sisteme, nëse do të merremi me sistemin. Sistemi është kryesori, është kryefjala. Nga sistemet derivon pjesa politike, kurse te pjesa teknike kemi ardhur nga fatkeqësia, sepse ne vjedhim votat e njëri-tjetrit, ndryshe nuk do të merreshim fare me këtë punë”, ka pohuar Shehi.

Goditja tjetër nga Basha

Në vjeshtën e vitit 2018, Partia Demokratike hartoi një tjetër platformë për reformën zgjedhore, ku nuk përfshiu sërish propozimin e LSI dhe të aleatëve të tjerë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. I pyetur për këtë çështje, Lulzim Basha u shpreh në atë kohë se nuk ishte koha për të diskutuar për ndryshimin e sistemit. Sipas Bashës, pasi të zgjidheshin çështjet e tjera parashtruara përmes platformës, mund të hapej diskutimi për sistemin. Në fakt, më vonë, Basha ka folur për ndryshimin e sistemit dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, por pa përmendur kërkesën e LSI për korrektimin kombëtar. Basha ka folur për mundësinë e reduktimit të numrit të deputetëve, por jo për korrektimin kombëtar. Ditët e fundit Basha ka paralajmëruar se do të propozojë një tjetër platformë për reformën zgjedhore. Mbetet për t’u parë nëse propozimi i aleatëve do të përfshihet në platformën e tretë të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka deklaruar se do të pranojë çdo propozim që merr ‘ok’ nga OSBE/ODIHR.

Opozita e re

Edhe opozita e re në Kuvend i druhet një pakti PD-PS për reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin. Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka kërkuar që reforma zgjedhore të miratohet sa më shpejt. “Ne do të vazhdojmë të mundohemi gjatë gjithë kohës që të kemi sa më shumë konsensus për reformën zgjedhore, sepse pa konsensusin e të dyja palëve ne nuk do të arrijmë dot ta përfundojmë. Tani kjo do të jetë një detyrim ndërkombëtar dhe jo vetëm detyrim i Kuvendit. Unë mendoj që ne duhet ta plotësojmë dhe miratojmë këtë reformë, sepse do të jetë e vetmja gjë që do ta zgjidhë krizën për vitet e ardhshme”, ka pohuar Hajdari. Dy ditë më parë, zonja Hajdari ironizoi edhe Bashën për platformën e paralajmëruar, teksa shkroi se “Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë. Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.  Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm".

Mosbesimi

Mosbesimi dhe shqetësimi i LSI, aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike dhe i opozitës së re është i një: Frika e arritjes së një kompromisi mes PD-PS për reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin zgjedhor.

Platforma

Në mars të vitit 2018, PD hartoi një platformë konsensuale me PS për reformën zgjedhore. Platforma përmbante 6 pika, ndërsa përjashtonte diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kërkesë kjo e LSI dhe e partive të tjera

Platforma konsensuale PD-PS për reformën zgjedhore në 2018

1. Përdorimi i teknologjive të reja në procesin e votimit.

2. Adresimi për të bërë të mundur votimin e emigrantëve.

3. Çështjet që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës.

4. Çështjet që kanë të bëjnë me fushatën dhe me ato që ne i quajmë rekomandimet kryesore të OSBE-ODIHR-it. Këtu kemi ndarë disa nënçështje, siç janë: fushata dhe media; financimi politik; burimet e shtetit.

5. Çështjet që kanë të bëjnë me regjistrin e votuesve dhe regjistrin civil.

6. Administrata, duke e parë në këndvështrimin e përdorimit apo mospërdorimit të saj në procesin zgjedhor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 08/09/2019 17:36

    Hesapi i tyre eshte qe te ju zhvasin me ,fatale do jete Popull qe jo mos i degjoni ,por kurre mos te mendoni per keto kopuke qe kane per qellim vetem Hajdutllekun se i hiku nga duart .SKA RENDESI PER KETE PARTI SI E KLLONUAR SE KUSH HIKEN E VJEN, RENDESI KA MOS E DEGJOJME QE TI HIKE NDRIKULLA E PARTISE .KOMUNISTE E L.S.I-se FALLXHORJA kukuvajka qe te neverisin sebashku kur flasin ne sallat qe habitem kush i shkon dhe i degjon ,POR ME SHUME MALLKOJ ATO KOKRRA QE I DEGJOJNE DHE I RRINE MBRAPA KETYRE BASTARDEVE DHE GJINKALLAT E MERZITSHEM DHE HALET E KRIJUAR NE ATE KOMB . POPULL KOHA E TYRE KA MBARUAR ,PA FILLUAR MADJE .Fatkeqesia me e madhe e Kombit Shqipetar eshte ardhja dhe fillimi i ketyre non-sense qe sollen varferine duke e vjedhur kete Komb qysh kur erdhen me dy gishta si filmat qe shihnim ne Komunizem , lulicocer dhe shume filma qe ju ka hikur koha dhe yndyra Ne te dashur duhet te gjejme dashurine ,mencurine dhe vendosim ate bashke me drejtesine dhe Humanizmin Per ne ska me rendesi se kush ishte LERE SPAK TI JAPE FUND KETYRE FUNDRRINAVE ,Ne i dashur POPULL DUHET TE GJEJME VETVEHTEN ,ARMONINE DHE JETESEN SI TERE BOTA QE GEZOJNE POPUJT KU JETOJNE DEMOCRACY NUK JANE 2 GISHTAT E PLAKUT DOBIC Berisha ,me ish ato qe ai ndertoi dhe manipuloi . Drejtesi eshte vrulli dhe barazia e jetes se cilit do A e quani drejtesi qe sollen keto bandite ,qe erdhen nga ish Komunizmi PA BREKE NE BYTHE ,dhe u bene milionere me Euro e florinj te Shqipetareve ,dhe ne sot ankohemi per Qeverine qe sot eshte ne funksionim , KOLERA DHE KANCERI I YNE JANE KETO BANDITE QE U RRITEN E MESUAN NE KOMUNIZEM SI TE VJELLIN E MASHTROJNE shqipetaret .koha e tyre eshte qelbur dhe bie ere kerm .harrojini llafellogjite e ketyre mushkonjave sa vjen ,behen me te Eger e ju pijne gjakun me shume .LER DREJTESINE DHE SPAK TI MARRE PERPARA DHE DERGOJE ATJE KU HA PULE GURE . SHQIPETARET MERITOJNE NJE TE ARDHME SERIOZE ,JO ME ME KETO GJELA E PULA QE KAKARISIN NE CDO VEND KU SHKOJNE SE JU DHEMBSET POPULLI ,ATO E PATEN KOMBINDHE QEVERISJEN PER 25 VITE DHE JU BENE SHOSHE DUKE JU XHVATUR E MASAKRUAR NE EMER TE STILIT BASTARD demokraci me te qelbur dhe zgjebosur ne historine NDERKOMBETARE

    Përgjigju
  • Ymeri: 08/09/2019 09:31

    Cfare shemtirash.....krejt si hale jane

    Përgjigju
    • O tej: 08/09/2019 11:08

      I bie qe jane nje mu.... te gjithe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?