Dea Nako

Politikë

'Reformë e thellë, që vendos në qendër studentin dhe mësuesin', Nako: Koalicioni PD-ASHM me plan konkret për shpëtimin e arsimit

25 Prill, 21:44| Përditesimi: 25 Prill, 21:49

  • Share

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Dea Nako, deklaroi se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë që rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Ajo theksoi mungesën e investimeve, largimin e mësuesve të kualifikuar dhe politikat e paqarta si faktorët kryesorë që po e dëmtojnë arsimin publik.

Sipas saj, kjo krizë nuk është vetëm akademike, por edhe sociale, ekonomike dhe kombëtare. Nako bëri thirrje për një reformë të thellë dhe të ndershme që vendos në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin.

Ajo prezantoi programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili, sipas saj, ofron zgjidhje konkrete për arsimin. Propozimet përfshijnë rritjen e buxhetit për arsimin, akses universal në internet, përmirësim të kurrikulës kombëtare dhe mbështetje financiare për studentët.

'Sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik. Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë të një realiteti ku universitetet janë lënë në mëshirë të fatit, shkollat e mesme përballen me mungesë librash, mjetesh bazë dhe staf të specializuar, ndërsa mijëra të rinj largohen çdo vit për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit.

Kjo krizë nuk është vetëm akademike, ajo është sociale, ekonomike dhe kombëtare. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse një reformë të thellë, transparente dhe të ndershme në arsim, që të vendosë në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin. Programi i koalicionit  “ PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” , është një program konkret dhe mëse  i realizueshëm, ku i jepet një fokus i vecantë arsimit për ta cuar në nivelet që duhet dhe për t’ju dhënë të rinjve shqiptarë arsimimin që ata meritojnë. Ne propozojmë: Rritje të buxhetit të arsimit në 5% të PBB-së, sepse nuk mund të ketë arsim cilësor pa investime serioze', tha ajo. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korab: 26/04/2025 01:39

    Erdhi koha e diplomave neper kioska prape,ky eshte arsim ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?