TIRANË-Prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri u ka bërë thirrje palëve politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për realizimin e Reformës Zgjedhore.
"I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të @osce_odihr", thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania", shkruhen një njoftim.
Postimi i plotë i prezencës së OSBE-ODIHR në Shqipëri
Të gjitha palët politike u ulën në një tryezë më 25 shtator, të thirrur nga OSBE. Megjithatë edhe pse u pa si një hap pozitiv pjesëmarrja e tyre, kjo tyrezë u shoqërua me debate të forta dhe me largimin e opozitës.
Më herët në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar këtë Reformë. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar", tha Kaso.
PD është shprehur se Reforma Zgjedhore është prioritet për interesin kombëtar duke qenë se është edhe një nga kriteret e vendeve të BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.
Komente
